Putin në takimet zyrtare nuk i lodh përkthyesit

“Gjatë takimeve zyrtare, Putini shpesh flet në gjuhën angleze, por gjatë takimeve që kanë karakter negociator ai flet me ndihmën e një përkthyesi, megjithëse ai kupton pothuajse çdo gjë dhe shpesh herë mundohet të korrigjojë përkthyesit kur gjenden në situata të vështira. Duke punuar si një përkthyes për nivelet më të larta politike e di […]
Gjatë samitit dy-ditor të G-20-ës, i cili u mbajt në qytetin gjerman të Hamburgut, Presidenti rus pati shumë takime dypalëshe dhe biseda zyrtare me presidentët e vendeve të tjera, shkruan Sputnik News, transmeton Periskopi.
Në takimet zyrtare, Presidenti rus Vladimir Putin komunikon me krerët e vendeve të tjera me ndihmën e përkthyesve. Por nëse biseda është e një natyre më informale, udhëheqësi rus shpesh flet anglisht pa ndihmën e askujt, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
Në darkën e G-20, Putini ishte ulur pranë zonjës së parë të SHBA-ve Melania Trump. Të dy ishin parë duke qeshur ndërsa folën me njëri-tjetrin.
Melania flet disa gjuhë, përfshirë gjermanishten, për të cilën edhe Vladimir Putin ka njohuri. Sipas njoftimeve të medias, Putini dhe Znj. Trump bënë një dialog të gjallë dhe pa kufizime pothuajse pa asnjë ndihmë nga një përkthyes./Periskopi/












