Protestuesit e kallin Venezuelën (Foto)

Protestuesit e kallin Venezuelën (Foto)

Miliona venezuelanë janë bashkuar në një grevë të përgjithshme të thirrur nga opozita për të rritur presionin te presidenti Nicolas Maduro që t’i anulojë zgjedhjet për një asamble të re. Përleshjet mes policisë dhe protestuesve ishin shumë të ashpra duke lënë tre veta të vdekur në radhët e protestuesve, si dhe raportohen më shumë se […]

Përleshjet mes policisë dhe protestuesve ishin shumë të ashpra duke lënë tre veta të vdekur në radhët e protestuesve, si dhe raportohen më shumë se 300 protestues të arrestuar nga policia venezuelane.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro tha se greva ishte e vogël dhe se udhëheqësit e saj do të arrestoheshin.

Që nga prilli, kur protestat e opozitës janë masivizuar, kanë vdekur pothuajse 100 persona në të gjithë vendin.

Protestuesit bllokuan rrugët e kryeqytetit të Caracas-it me mbeturina dhe mobile, një rast i ngjashëm theksohet se ka ndodhur edhe në qytetet të tjera. Por, në zonat ku dominon forca pro-qeveritare të kryeqytetit, jeta vazhdoi si zakonisht, me dyqane të hapura dhe në rrugë e cila ka mbizotëruar qetësia.

Në disa qytete, policia u hodhi gaz lotsjellës protestuesve. Në këto përleshje, është raportuar se në periferi të Caracas-it është vrarë një dhe dy të tjerë kanë gjetur vdekjen në qytetin verior të Valencias, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.

Shtetet evropiane si Franca dhe Spanja dhe në anën tjetër shteti amerikan i ka kërkuar qeverisë venezuelane të anulojë votën për një asamble të re përbërëse më 30 korrik.

 

 

 

 

Por, Maduro ka hedhur poshtë thirrjet.

“Puna, dashuria, jeta dhe shpresa ka triumfuar, ata (opozita e Venezuelës) të cilët kurrë nuk kanë punuar, le të vazhdojnë të mos punojnë, ne po ecim përpara shokë”, u shpreh Maduro.

Politikanët e opozitës thonë se zoti Maduro dëshiron ta përdorë asamblenë e re për ta forcuar veten në pushtet, ndërsa presidenti argumenton se një kushtetutë e re do të nxisë dialogun rreth çështjeve që janë polarizuar kohët e fundit.

Ndërkohë, Isaias Medina, një diplomat i lartë që përfaqëson vendin e Venezuelës në OKB, dha dorëheqjen duke thënë se nuk mund të përfaqësonte më qeverinë për shkak të abuzimeve me të drejtat e njeriut.

Por në anën tjetër Ambasadori i Venezuelës në OKB, Rafael Ramirez, tha se Medina kishte vepruar “pandershmërisht” dhe ishte shkarkuar./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?