Prokuroria nis hetimet për shpërthimin në Velipojë

Prokuroria nis hetimet për shpërthimin në Velipojë

  Prokuroria nisi hetimet për ngjarjen e Velipojës. Nën hetim është pronari i lokalit ku shpërtheu zjarri, Besnik Zejnunaj. Ndaj tij bëri padi edhe Inspektoriati Teknik. Ndërkohë, ai së bashku me të birin 33-vjeçar ndodhet i shtruar në repartin e djegieve në QSUT, në gjendje kritike për jetën. Të dy u plagosën rëndë nga shpërthimi, […]

 

Prokuroria nisi hetimet për ngjarjen e Velipojës. Nën hetim është pronari i lokalit ku shpërtheu zjarri, Besnik Zejnunaj. Ndaj tij bëri padi edhe Inspektoriati Teknik.

Ndërkohë, ai së bashku me të birin 33-vjeçar ndodhet i shtruar në repartin e djegieve në QSUT, në gjendje kritike për jetën. Të dy u plagosën rëndë nga shpërthimi, që lëndoi edhe disa persona të tjerë dhe vuri në rrezik jetën e shumë pushuesve.

Ndërsa një vajzë nga Kosova, e cila gjithashtu u dëmtua, është në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas verifikimeve të para të policisë dhe prokurorisë, çisterna e gazit me 1 mijë litra ishte vëndosur poshtë lokalit, në një bodrum jashtë kushteve teknike dhe pa lejet përkatëse.

Grupi hetimor bën të ditur se rrjedhja e gazit ka ardhur nga çisterna, e cila ka provokuar më pas shpërthimin dhe përhapjen e flakëve, ndërsa bombolat në lokal nuk kanë shpërthyer.

E para që u erdhi në ndihmë të plagosurve ishte një pushuese, e cila u përpoq të hiqte nga rrezja e shpërthimit një nga të lënduarit kur të gjithë të tjerët ikën të trembur.

E dëmtuar nga ngjarja ishte edhe infermierja e qendrës shëndetësore të Velipojës. Ajo ishte e para që mbërriti në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të plagosurit.

Një ditë pas ngjarjes, Vjollca Voci ishte duke ndihmuar një tjetër pushues në Velipojë që i shpëtoi mbytjes në det. Infermierja doli në mbrëmje nga spitali.

“Në momentin që kam hipur në ambulancë kam telefonuar zjarrfikësit. Kur kemi mbërritur aty kemi gjetur njerëz duke bërtitur e të trembur. Asnjë nuk i ishte afruar djalit të plagosur. Iu afrova dhe i thash ‘rri i qetë se je mirë’”, tregon Voci.

Vetë ajo ishte e lënduara e katërt, e cila u dergua ne spital, por fatmirësisht pa dëme serioze. “Kur hyra në pallat, tymi më asfiksoi dhe nuk mbaj mend gjë. Dola jashtë dhe kur arrita në spital kuptova që isha në duart e mjekëve”, thotë infermierja.

Gjatë punës në qendrën shëndetësore të Velipojës, ajo ka ndihmuar shumë persona në vështirësi, por ngjarja e së premtes ishte më e rënda. “Si ky rast nuk ka ndodhur ndonjëherë. Druheshim për më shumë njerëz të lënduar, por falë Zotit mbaroi me aq”, shton Vocaj. /TCH

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?