Projekti milionësh i BE-së, peng i Rakiqit

Projekti milionësh i BE-së, peng i Rakiqit

BE-ja ka investuar paralelisht në dy projekte në Mitrovicë për revitalizimin e urës kryesore të Ibrit 1.45 milion euro dhe për ndërtimin e zonës së këmbësorëve në veri të urës, në rrugën “Mbreti Peter I”, 2.13 milionë euro. Derisa projekti i parë është para përfundimit, punimet në projektin e dytë janë ndërprerë krejtësisht për shkak […]

BE-ja ka investuar paralelisht në dy projekte në Mitrovicë për revitalizimin e urës kryesore të Ibrit 1.45 milion euro dhe për ndërtimin e zonës së këmbësorëve në veri të urës, në rrugën “Mbreti Peter I”, 2.13 milionë euro. Derisa projekti i parë është para përfundimit, punimet në projektin e dytë janë ndërprerë krejtësisht për shkak të obstruksioneve të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Bashkimi Evropian (BE) ka investuar një varg projektesh në Mitrovicë, në veri dhe në jug, por dy projekte, të cilat janë ekzistencialisht të rëndësishme për qytetarët e Mitrovicës, të pjesës jugore dhe të asaj veriore dhe të cilat synojnë bashkimin e qytetit të ndarë që nga paslufta, revitalizimi i urës kryesore të Ibrit dhe shndërrimi i rrugës “Mbreti Petër I” në veri të urës në zonë të këmbësorëve vazhdojnë të mbesin peng i obstruksioneve të autoriteteve komunale në veri, në veçanti të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

BE-ja ka investuar paralelisht në dy projekte në Mitrovicë, për revitalizimin e urës kryesore të Ibrit 1.45 milion euro dhe për ndërtimin e zonës së këmbësorëve në veri të urës, në rrugën “Mbreti Peter I”,  2.13 milionë euro.

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, urën mbi lumin Ibër e ka quajtur simbol i bashkimi të dy komuniteteve, shqiptar e serb.

Derisa projekti i parë (revitalizimi i urës) është para përfundimit, punimet në projektin e dytë (revitalizimi i rrugës “Mbreti Peter”) janë ndërprerë krejtësisht me një urdhër të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, me arsyetimin se për të punuar nuk ka siguri.

Urdhrin e tij për t’i ndërprerë punimet në revitalizimin e rrugës “Mbreti Petër I” për ta shndërruar në zone të këmbësore e ka mbështetur në disa incidente që kanë ndodhur, në të cilat kryesisht kanë pësuar të rinjtë shqiptarë dhe në të njëjtën kohë ka siguruar se punët nuk do të rifillojnë pa pasur garanci për sigurinë e qytetarëve.

Në Zyrën e BE-së në Prishtinë, Natalya Apostollova, përfaqësuese speciale e BE-së në Kosovës, ka thënë pak ditë më parë se BE-ja pret që këto dy projekte të përfundojnë shpejt.

“Projekti i BE-së për revitalizimin e urës, në vlerë 1.45 milionë euro, i filluar në vitin 2016, ka përparuar. Një projekt tjetër që ka dalë nga Marrëveshja e Brukselit është edhe projekti për zonën e këmbësorëve në rrugën ‘Mbreti  Peter’  në veri të Mitrovicës. BE-ja pret që të dyja projektet të përfundojnë dhe inaugurohen së shpejti”, ka thënë Apostollova, e cila ka precizuar se projekti për ndërtimin e zonës së këmbësorëve ka koston prej 2.13 milionë euro dhe financohet nga BE-ja. /zeri/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?