Prezantohet programi i filmit ‘4 Tregime nga Arkivi Shqiptar’

Prezantohet programi i filmit ‘4 Tregime nga Arkivi Shqiptar’

Katër filma shumë të ndryshëm, por të prodhuar në një epokë që sinjalizoi ndryshime të mëdha politike dhe shoqërore për Shqipërinë, janë pjesë e këtij programi, përcjellë KultPlus. Fondacioni Lumbardhi në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit prezantojnë programin e filmit “4 Tregime nga Arkivi Shqiptar” të kuruar nga Ana Grgić dhe prezantuar nga […]

Fondacioni Lumbardhi në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit prezantojnë programin e filmit “4 Tregime nga Arkivi Shqiptar” të kuruar nga Ana Grgić dhe prezantuar nga Julian Bejko. Datat 24, 25, 28 dhe 29 korrik do të shpalosin katër filma të ndryshëm, duke filluar nga ora 21:00 te Kino Lumbardhi. Në katër seanca që do të mbahen në javën e fundit të korrikut, prezantohen katër tregime nga Arkivi Shqiptar i Filmit që na çojnë në Shqipërinë e viteve 70′, një dekadë të turbullt për popullin dhe shtetin e saj.

Filmi i parë është ‘Kapedani’, një komedi/satirë mbi rolin e gruas dhe komentim mbi sfidat kryesore shoqërore e Shqipërisë moderne progresive gjatë regjimit të Hoxhës, i cili ballafaqohet me të kaluarën tradicionale dhe patriarkale. I dyti, ‘Rrugë të Bardha’, është shembull i figurës së martirit socialist të punës, ideja e punëtorit që e sakrifikon veten për të mirën e përgjithshme të kombit, një element ideologjik prezent edhe në regjime tjera socialiste. I treti, ‘Tomka dhe shokët e tij’, një film për fëmijët apo një film i fëmijëve, tregim i një grupi të fëmijëve Shqiptar që i rezistojnë okupimit Gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, një film që përmban elemente propagande po aq sa estetikë impresive neo-realiste, drejtuar nga regjisorja më e famshme femër e epokës së Kinostudios, Xhanfise Kekos. I katërti, ‘Gjeneral Gramafoni’, përmban një kritikë të kapitalizmit përtej punës strikte, ndërsa i vendos në ballafaqim nocione si të civilizuar-të prapambetur, të kultivuar-barbarë, etj.

Katër filma shumë të ndryshëm, por të prodhuar në një epokë që sinjalizoi ndryshime të mëdha politike dhe shoqërore për Shqipërinë, janë të gjitha dëshmi e interesimit të Hoxhës në film si një mjet i fuqishëm për bashkëdyzimin e kulturës dhe edukimit për qëllime propagandistike. Për t’i kontekstualizuar filmat dhe prezantuar ato, në dy seancat e para do të merr pjesë profesori Julian Bejko nga Universiteti i Tiranës.

Filmat shfaqen në kuadër të programeve speciale të filmit të Kino Lumbardhit. Për realizimin e këtij programi, Fondacioni Lumbardhi e falënderon Albanian Cinema Project, DokuFest dhe Titron.

Orari i filmave: 24 korrik, e hënë 21:00 Kapedani / The Captain (1972, regj. Muharrem Fejzo) 25 korrik, e martë 21:00 Rrugë të Bardha / White Roads (1974, regj. Viktor Gjika) 28 korrik, e premte 21:00 Tomka dhe shokët e tij / Tomka and His Friends (1977, regj. Xhanfise Keko) 29 korrik, e shtunë 21:00 Gjeneral Gramafoni / The General Gramophone (1978, regj. Viktor Gjika). / KultPlus.com

Të fundit
Të ngjashme