Presidenti grek hedh kritika ndaj Shqipërisë

Një deklaratë të fortë ka lëshuar presidenti grek Prokopis Pavlopoulos nga veriu i Greqisë, kur tha se Shqipëria duhet të përmbush dhe të respektojë detyrimet ndaj minoritetit grek si kusht për t’u anëtarësuar në BE. Reagimi i kreut të shtetit grek erdhi menjëherë pas lajmit mbi prishjen e dy ndërtesave në Dhërmi për të cilat […]

Reagimi i kreut të shtetit grek erdhi menjëherë pas lajmit mbi prishjen e dy ndërtesave në Dhërmi për të cilat Pavlopulos tha se “shkelja provokuese e të drejtës së pronës për bashkatdhetarët tanë nga autoritetet shqiptare mban larg perspektivën evropiane të Shqipërisë”.

Deklaratat e presidentit grek u bënë nga Preveza, ku u zhvillua kongresi i zakonshëm botëror i Epirit – siç quhet në Greqi.

“Nuk duhet të harrohet se pakicës etnike greke duhet t’i respektohet në Shqipërinë fqinje çdo e drejtë, ashtu siç u ka hije qytetarëve që jetojnë në sundimin e regjimit të ligjit”, tha presidenti grek. “Të gjithë duhet të ndiejnë se jetojnë në një shtet të së drejtës dhe se sundimi i ligjit nuk është një grumbull gurësh. Në Evropë nuk ka standarde të ndryshme për vende të ndryshme, ajo i ka të qarta kushtet për shtetet që duan të bëhen pjesë e ndërtimit evropian”.

Më tej ai foli dhe për emigrantët shqiptarë në Greqi kur u shpreh se vendi i tij i ka shpërblyer me dashuri dhe nderim emigrantët shqiptarë aty dhe sipas ligjeve ndërkombëtare, të njëjtën sjellje të ngjashme pret dhe nga Shqipëria.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?