Presidenti filipinas betohet se nuk do shkojë kurrë në SHBA: Është vend i fëlliqur

Presidenti filipinas betohet se nuk do shkojë kurrë në SHBA: Është vend i fëlliqur

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka sulmuar Senatorët e SHBA-së, të cilët kritikuan abuzimet gjatë “luftës kundër drogës”. Ndërsa ligjvënësit amerikanë kundërshtonin çdo udhëtim të mundshëm nga Duterte në Amerikë, lideri tha se nuk kishte ndërmend ta vizitonte vendin “e keq”. “Nuk do vijë kurrë dita që unë të shkoj në Amerikë gjatë mandatit tim, […]

“Nuk do vijë kurrë dita që unë të shkoj në Amerikë gjatë mandatit tim, apo edhe pas tij,” tha Duterte të premten, siç citohet nga Reuters.

Udhëheqësi i Filipineve ishte gjithashtu i habitur që senatorët mendonin se ai ishte i gatshëm të shkonte në SHBA.

“E kam parë Amerikën dhe është e fëlliqur ”, tha Duterte.

Deklarata erdhi si përgjigje ndaj seancave të së enjtes në Komisionin e të Drejtave të Njeriut Tom Lantos në Kongresin e SHBA-së, ku senatorët akuzuan fushatën e Dutertes kundër drogës për abuzime dhe numër të madh viktimash.

Bashkëkryetari i komisionit, Jim McGovern, kundërshtoi çdo vizitë nga Presidenti Duterte në SHBA, duke thënë se ai do të protestonte ndaj një lëvizjeje të tillë për shkak të shkeljeve të shumta të të drejtave të njeriut nga udhëheqësi.

Duke iu kthyer akuzave, Duterte i këshilloi Uashingtonit të shihte mëkatet e veta dhe kërcënoi se do t’i hetonte ata, duke iu referuar viktimave civile gjatë luftrave në Lindjen e Mesme.

“Do të ishte mirë që Kongresi Amerikan të nisë hetimet për dhunimin e civilëve të vrarë në ndjekjen e luftërave në Lindjen e Mesme”, tha Duterte.

“Përndryshe do të detyrohem unë t’ju hetoj. Unë do të filloj me mëkatet tuaja të kaluara”.

Mundësia e një vizite të Dutertes vjen nga një bisedë telefonike në prillit midis udhëheqësit të Filipineve dhe homologut të tij të SHBA-së, Donald Trump, kur Trumpi e ftoi atë në Shtëpinë e Bardhë “për të diskutuar rëndësinë e aleancës së Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?