Policia për autorin e sulmit në Hamburg thotë se nuk ishte xhihadist, por…

Njeriu që vrau një person dhe plagosi gjashtë të tjerë, gjatë një sulmi me thikë, në një supermarket në Hamburg, ishte një “islamist i njohur”, thotë policia gjermane. “Ai njihej si një islamik, por jo një xhihadist”, tha zëdhënësi i policisë Andy Grote, duke vënë në dukje se i dyshuari vuante gjithashtu nga probleme “psikologjike”. […]
“Ai njihej si një islamik, por jo një xhihadist”, tha zëdhënësi i policisë Andy Grote, duke vënë në dukje se i dyshuari vuante gjithashtu nga probleme “psikologjike”.
Njeriu, një azilkërkues i dështuar, i lindur në Emiratet e Bashkuara Arabe, sulmoi konsumatorë të rastësishëm në supermarket, të premten.
Policia tha se ai veproi i vetëm dhe u kap pak minuta pas sulmit. Nuk është ende e qartë se cilat ishin motivet e të dyshuarit, për të realizuar këtë sulm.












