Policia e Kosovës jep detaje për vdekjen në Prishtinë (Video)

Në orën 18.05 minuta në rrugën “Antigona Fazliu” në Prishtinë, është gjetur një person i vdekur. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin në fjalë. “Ju konfirmoj se me date 10.07.2017 rreth orës 18:15 Policia ka pranuar informaten se ne rr. “Antigona Fazliu” në Prishtinë është gjetur një […]
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin në fjalë.
“Ju konfirmoj se me date 10.07.2017 rreth orës 18:15 Policia ka pranuar informaten se ne rr. “Antigona Fazliu” në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete. Ndihma e shpejtë, njësitet relevante policore, gjykatësi i procedures paraprake, prokurori dhe ekspertët e mjeksisë ligjore kanë dal në vendin e ngjarjes. Me urdher të prokurorit trupi i pajetë i viktimes dergohet për egzaminim mjeko-ligjor, perderisa rasti do të hetohet nga hetuesit kompetent policor. Informacione tjera mund të bëhen të ditura vetëm pas përfundimit të ekspertizes mjeko-ligjore dhe pas rezultateve hetimore nga kompetentet”, ka thënë Hoxha në një prononcim për Indeksonline.












