A po tërhiqet Srpska nga kushti për kryetarin e Kuvendit

Lista Srpska ka arritur që në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit t’i fitoje 6% të votave, ose ndryshe 9 deputetë. Derisa kërkesa e vazhdueshme e këtij subjekti drejtuar spektrit politik në Kosovë ishte që ata ta kenë kryetarin e Kuvendit. Mirëpo, si duket të njëjtit janë tërhequr nga kjo ide. Shefi i Srpska-s, Slavko […]
Lista Srpska ka arritur që në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit t’i fitoje 6% të votave, ose ndryshe 9 deputetë.
Derisa kërkesa e vazhdueshme e këtij subjekti drejtuar spektrit politik në Kosovë ishte që ata ta kenë kryetarin e Kuvendit. Mirëpo, si duket të njëjtit janë tërhequr nga kjo ide.
Shefi i Srpska-s, Slavko Simiq ka thënë për “Indeksonline” se Kosovës i nevojitet Parlament Evropian dhe Qeveri Evropiane dhe Lista Serbe si partia më e fortë politike serbe në Kosovë duhet të ofrojë mbështetje të fortë institucionale.
“Pra, duhet t’i mundësohet popullit serb përmes përfaqësuesve të tyre politikë të kenë mekanizma politik dhe institucional që do të mundësojnë zhvillimin e vlerave evropiane dhe shoqërore në Kosovë”, është shprehur ai.
Ndërsa, Srpska është shprehur e hapur për tu koordinuar me PAN-in rreth thirrjes së seancës konstituive. /Indeksonline/












