“Po fundoset”, një nga kryeqytetet më të dendur të botës drejt zhvendosjes

“Po fundoset”, një nga kryeqytetet më të dendur të botës drejt zhvendosjes

Qeveria indoneziane thotë se synon të zhvendosë kryeqytetin e saj federal, Xhakarta brenda dy viteve të ardhshme, por do ta mbajë atë si qendër financiare dhe biznesit për vendin. “Xhakarta Post” citoi ministrin e Planifikimit të Zhvillimit Kombëtar Bambang Brodjonegoro, të ketë thënë se kishte diskutuar me Presidentin për zhvendosjen e Pallatit Presidencial. Sipas Bambang, […]

Qeveria indoneziane thotë se synon të zhvendosë kryeqytetin e saj federal, Xhakarta brenda dy viteve të ardhshme, por do ta mbajë atë si qendër financiare dhe biznesit për vendin.

“Xhakarta Post” citoi ministrin e Planifikimit të Zhvillimit Kombëtar Bambang Brodjonegoro, të ketë thënë se kishte diskutuar me Presidentin për zhvendosjen e Pallatit Presidencial.

Sipas Bambang, i cili kryeson Agjencinë e Planifikimit të Zhvillimit Kombëtar (Bappenas), Jokowi foli për studimin e fizibilitetit dhe diskutoi fondet për zhvendosjen.

Në 2018 ose 2019, do të ketë aktivitete që lidhen me transferimin e administratës së qeverisë qendrore [në kryeqytetin e ri],” thotë Bambang.

Megjithatë, Bambang nuk përmendi se cili qytet do të bëhet kryeqyteti i ri, por lë të kuptohet se do të vendoset jashtë Java.  Zyrtarët e qeverisë kanë përmendur më parë Palangkaraya, kryeqyteti i Kalimantas Qendrore, dhe Jonggol në Bogor, në Perëndim të Java si kandidatë të mundshëm.

Ai tha se Ministria e Punëve Publike dhe e Banesave Publike do të jetë e ngarkuar me udhëheqjen e përpjekjeve dhe organeve të tjera qeveritare në zbatimin e planit.

“Ne kemi nevojë për tre deri në katër vjet për të përfunduar të gjitha infrastrukturat themelore dhe ndërtesat qeveritare“, tha Bambang.

Ish-ministri i planifikimit të zhvillimit kombëtar dhe analisti i politikës publike Andrinof Chaniago tha se lëvizja e qytetit nuk do të ishte problem, pasi shpenzimet për zhvendosjen për të paktën 10 vite do të ishin rreth 1.6 miliardë dollarë.

Në vitin 2015, Xhakarta kishte trafikun më të keq në botë. Vendi shpenzon 23 miliardë dollarë në vit për infrastrukturën.

Për më tepër, shpimi i vazhdueshëm i puseve të reja në burimin e ujit të freskët do të thotë që qyteti po fundoset me një shkallë alarmante, me disa që parashohin se metropoli ka vetëm dy vite për të mbetur mbi ujë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?