Pesë policë serbë akuzohen për djegien e Ambasadës së SHBA-ve në Beograd

Zyra e prokurorit në Beograd ka ngritur akuzë kundër pesë zyrtarëve policorë për shkak të lëshimit të sigurimit gjatë dhe pas mbajtjes së mitingut serb kundër Kosovës në vitin 2008, me ç’rast dhjetëra protestues i kishin vënë flakën ambasadës së SHBA-ve në Beograd, transmetojnë mediat serbe. Ata akuzohen për vepër të rëndë penale për shkak […]

Ata akuzohen për vepër të rëndë penale për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe sigurisë së përgjithshme.

Gjykata dhe prokuroria serbe nuk kanë zbuluar ende emrat e të akuzuarve.  Hetimet për lëshimet e policisë gjatë dhe pas mbajtjes së mitingut kundër Kosovës ka nisur para tri vitesh.

Ndryshe, në Beograd është në rrjedhë gjykimi i serishëm i të akuzuarve lidhur me rastin e ambasadës amerikane.

Shtatë të akuzuar ngarkohen se para objektit të ambasadës amerikane kanë shkaktuar rrezik për jetën e njerëzve dhe pronën.

Ata sipas akuzës, pas mitingut para Kuvendit të Serbisë, rreth orës 18:30 erdhën në mënyrë të organizuar deri tek ambasada amerikane dhe e goditën me gurë, fishekzjarrë dhe mjete tjera, duke shkaktuar zjarr në të cilën pati humbur jetën një qytetar serb.

Ambasada amerikane, sipas mediave serbe, nuk ka kërkuar kompensim për këtë rast dhe as familja e personit që është djegur nga zjarri në ambasadë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?