Përgjigja e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it për ekzekutimin e fletëarresteve të Speciales

Përgjigja e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it për ekzekutimin e fletëarresteve të Speciales

Policia e Kosovës, as nuk e ka marrë mundin të deklarohet nëse do të ekzekutojë fletëarrestet e lëshuara nga Gjykata Speciale, pavarësisht se për një gjë të tillë është e obliguar me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar. Edhe në EULEX, nuk kanë dashur të flasin, pavarësisht se funksionalizimi i […]

Edhe në EULEX, nuk kanë dashur të flasin, pavarësisht se funksionalizimi i Speciales tashmë është bërë, dhe priten aktakuzat e para të bëhen publike shumë shpejtë.

“Ju lutemi t’i adresoni pyetjet tuaja në vetë Dhomat e Specializuara. Dhomat e Specializuara janë një institucion i pavarur,” i ka thënë arbresh.info zëdhënsja e EULEX-it, Dragana Nikoliq Solomon.

Sipas Ligjit, “Fletarrestimet e lëshuara nga Dhomat e Specializuara e kanë fuqinë dhe efektin e njëjtë me atë të fletarrestimeve të lëshuara nga ndonjë gjykatë tjetër e Kosovës. Kur ky fletarrestim ekzekutohet, polici i cili e kryen arrestimin e transferon personin e arrestuar nën ndalimin e Dhomave të specializuara.”

Pavarësisht dërgimit formal të personit nën ndalimin e Dhomave të Specializuara, ai person mund të paraburgoset në ndonjë ambient paraburgimi në Kosovë në emër të Dhomave të Specializuara nëse kjo gjë kërkohet deri në kryerjen e transferimit për në ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

Për këtë çështje janë pyetur edhe zyrtarë të Gjykatës Speciale, por edhe këta janë treguar të mangët në sqarimin se kush do të ekzekutojë fletëarrestet e lëshuara nga Gjykata Speciale.

“Për sa u përket arrestimeve, nuk është e përshtatshme që në këtë moment të diskutohen pyetje që lidhen me çështje operative të mundshme,” i kanë thënë arbresh.info, zyrtarë për informim të Speciales.

Në gusht 2015, Kosova miratoi Ligjin për krijimin e Zyrës sё Prokurorit tё Specializuar (ZPS) për hetimin dhe ndjekjen penale tё krimeve tё rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare tё kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë mё 1998, 1999 dhe 2000.

Ligji e autorizon Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar (ZPS) tё hetojё dhe ndjekë penalisht krimet e kryera në lidhje me veprimet e përmendura në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Doc. 12462, tё datës 7 janar 2011 (“Raporti Marty”).

Vetëm në kёtё mёnyrё mund tё fshihet njolla e ngjarjeve tё trajtuara nё Raportin e Këshillit të Evropës, faktor që përbën pengesё pёr integrimin e plotё tё Kosovёs nё bashkёsinё ndёrkombёtare.

Me kërkesë të Prokurorit të Specializuar, gjyqtari i procedurës paraprake mund të lëshojë urdhërarrestim apo fletarrestim dhe të urdhërojë transferimin e personave në Dhomat e specializuara, si dhe çfarëdo urdhri tjetër që mund të kërkohet për zhvillimin e hetimeve dhe për përgatitjen e shqyrtimit gjyqësor të drejtë dhe të shpejtë, përfshirë urdhrat që kanë të bëjnë me mundësinë e veçantë hetimore dhe masat e posaçme hetimore.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?