Përgjatë 24 orëve të fundit, 5 vatra zjarri me dëme materiale në Shqipëri

Përgjatë 24 orëve të fundit, 5 vatra zjarri me dëme materiale në Shqipëri

Emergjencat Civile kanë njoftuar sot mbi situatën e zjarreve dhe masat përgjatë 24 orëve të fundit. Sipas EC, “përgjatë 24 orëve të fundit ka patur 5 vatra zjarri, me dëme materiale. Strukturat e Emergjencave Civile janë në gatishmëri dhe kanë ndërhyrë në çdo situatë. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë […]

Sipas EC, “përgjatë 24 orëve të fundit ka patur 5 vatra zjarri, me dëme materiale. Strukturat e Emergjencave Civile janë në gatishmëri dhe kanë ndërhyrë në çdo situatë. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

Në Qarkun Shkodër, EC thekson se, “në fshatin Dardhë, Njësia Administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Pukë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe kanë punuar me mjete rrethanore për të shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u përshkruan nga flakët një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe disa pisha”.

Ndërsa në Qarkun Elbasan sipas EC, “në fshatin Ermenj, Njësia Administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Shërbimi vendor i MZSH Gramsh, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Për ndihmë shkuan 30 forca ushtarake dhe pas një pune të gjatë kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 7 ha shkurre dhe 7 dynym pisha”.

“Në Qarkun e Vlorës në fshatin Nartë, Njësia Administrative Qendër, bashkia Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Shërbimi vendor i MZSH Vlorë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.2 ha me shkurre dhe pisha. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar”, bëjnë të ditur EC.

“Në Qarkun Durrës, në fshatin Arrameras, Njësia Administrative Fushë-Krujë, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre pranë një biznesi pularie. Shërbimi vendor i MZSH Krujë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre”, shtojnë EC.

“Ndërsa në Qarkun e Dibrës në fshatin Fushë-Bulqizë, Njësia Administrative Bulqizë, bashkia Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha të vogla. Shërbimi vendor i MZSH Bulqizë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.3 ha me shkurre dhe pisha të vogla”’, theksojnë EC.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?