‘Përdhunoi mbesën e gruas’, flet e shoqja dhe vajza: Ja e vërteta (Video)

Pas arrestimit të një 54-vjeçari në Berat, me akuzën për përdhunimin e një të miture, ka reaguar familja e tij. Ata mohojnë akuzat, duke deklaruar se babai dhe bashkëshorti i tyre Resmi Turani është i pafajshëm. Vajza thotë se babai i saj nuk e ka kryer një vepër të tillë. “Jam vajza e Resmi […]
Pas arrestimit të një 54-vjeçari në Berat, me akuzën për përdhunimin e një të miture, ka reaguar familja e tij. Ata mohojnë akuzat, duke deklaruar se babai dhe bashkëshorti i tyre Resmi Turani është i pafajshëm.
Vajza thotë se babai i saj nuk e ka kryer një vepër të tillë.
“Jam vajza e Resmi Turanit. Jam shumë e sigurt, babai im nuk ka bërë diçka të tillë. Gjithçka është një gënjeshtër. E akuzojnë gjoja ka përdhunuar, por diçka e tillë nuk është e vërtetë. Për këtë jam shumë e bindur. E njoh shumë mirë babain tim se kush është. Gjithçka është një gënjeshtër”, deklaroi e bija e 54-vjeçarit për News 24.
Edhe gruaja e tij ka pasur të njëjtin qëndrim. Ajo thotë se vajza 15-vjeçare mund të jetë nxitur nga të tjerë ose e ka bërë për para.












