Për herë të parë Naser Rugova flet për takimin me Haradinajn: Ja çfarë folëm

Deputeti i koalicionit LAA, Naser Rugova, ka thënë se ai nuk do ta votojë as Kadri Veselin për kryeparlamentar e as Ramush Haradinajn për kryeministër. Ai tha se dihen tashmë vendimet e LDK’së, që aty ku është PDK’ja, nuk do të ketë votë nga LDK’ja, shkruan Periskopi. “Jam deputet i LDK’së. Duke e ditur traditën […]
Deputeti i koalicionit LAA, Naser Rugova, ka thënë se ai nuk do ta votojë as Kadri Veselin për kryeparlamentar e as Ramush Haradinajn për kryeministër.
Ai tha se dihen tashmë vendimet e LDK’së, që aty ku është PDK’ja, nuk do të ketë votë nga LDK’ja, shkruan Periskopi.
“Jam deputet i LDK’së. Duke e ditur traditën që ka LDK mund të them me përgjegjësi të plotë se GP parlamentar i LDK’së është unik. E kuptoj propagandën ndaj subjektit tonë por edhe ndaj meje si deputet. Pas vendimeve në organin më të lartë që është Këshilli i Përgjithshëm, jeni njoftuar me qëndrimin përfundimtar. Nuk ka koalicione me ato subjekte ku është PDK. Nuk do ta votojmë Veselin për kryeparlamentar. Pasiqë PAN mund ta mbarojë limitin e vet kushtetues, atëherë mund të bisedojmë për ndërtimin e institucioneve të reja të Kosovës”, tha Rugova, shkruan Periskopi.
Ai tha se me Ramush Haradinajn është takuar shumë shpesh vitet e fundit sepse sic tha e ka mik.
“Takime me zotin Haraidnaj këto 15 vitet e fundit kam pasë dhjetëra herë, ne njihemi personalisht”, tha Rugova.
Thotë se edhe kafenë e fundit ‘të shumëpërfolur’ që ka pirë së fundmi me Haradinajn, e ka bërë vetëm si mik dhe sic tha nuk kanë biseduar asgjë për politikë.
“Jo jemi takuar në një restorant të kryeqytetit, as që kemi biseduar për politikë”, tha Rugova./Periskopi/












