Peci: Nëse Teuta Rugova e voton PAN-in, mbetet vetëm pasardhëse biologjike e Rugovës

Peci: Nëse Teuta Rugova e voton PAN-in, mbetet vetëm pasardhëse biologjike e Rugovës

Faton Peci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nëse Teuta Rugova e voton koalicionin PAN, atëherë ajo do të mbetej vetëm pasardhëse biologjike e kryetarit të ndjerë të LDK-së, Ibrahim Rugovës, dhe jo më pasardhëse e trashëgimisë së tij, njofton Klan Kosova. Ai në Info Magazine të Klan Kosovës, tha se argumenti i […]

Faton Peci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nëse Teuta Rugova e voton koalicionin PAN, atëherë ajo do të mbetej vetëm pasardhëse biologjike e kryetarit të ndjerë të LDK-së, Ibrahim Rugovës, dhe jo më pasardhëse e trashëgimisë së tij, njofton Klan Kosova.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës, tha se argumenti i tij është që ka presion te familja Rugova sa i përket bindjes së deputetes së zgjedhur, Teuta Rugovës, për ta votuar koalicionin PAN, madje këtë e konsideron të jetë histori shumë e dhimbshme.

“Është përpjekje e analizuar dhe projektuar mirë”, tha Peci, duke shtuar se kjo familje prek në sentimentin e votuesve dhe përkrahësve të Ibrahim Rugovës, dhe prej atij momenti që Teuta Rugova do ta votonte koalicionin PAN, atëherë  ajo do të mbetej vetëm pasardhëse biologjike e Ibrahim Rugovës, por jo edhe e trashëgimisë së tij.

Tutje, ai bëri të ditur se gjithë ata deputetë nga LAA që e vlerësojnë se Ramush Haradinaj duhet të jetë kryeministër janë hipokritë, pasi që sipas tij, ata është dashur më herë të kërkojnë t’i bashkohen koalicionit PAN, pasi që oferta ka qenë e qartë.

Sipas Pecit, PAN ka konkuruar me kandidat Ramush Haradinaj, dhe ata që kanë besuar se Ramush Haradinaj është alternativa më e mirënë interes të Kosovës, për të qenë kryeminsitër me këtë kombinim e koalicion, nuk është dashur të hyjnë në listën e LAA e VV.

“Personalisht, mendoj që nuk e di çka do ai person në LDK nëse e voton PAN”, tha ai.

Sa i përket Ramush Haradinat, Peci tha se nëse është dikush i dashuruar me pozitën e kryeministrit atëherë është vetë Ramush Haradinaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?