PDK-ja tregon se kur i publikon kandidatët për komuna

PDK-ja tregon se kur i publikon kandidatët për komuna

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka deklaruar se ky subjekt politik po pret propozimet nga degët dhe brenda dy javëve do të bëjnë publike emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe asamblistët për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor. Ai duke mos iu përgjigjur gazetarëve se […]

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka deklaruar se ky subjekt politik po pret propozimet nga degët dhe brenda dy javëve do të bëjnë publike emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe asamblistët për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Ai duke mos iu përgjigjur gazetarëve se a do të jetë ai kandidatë për kryetar të Komunës së Prishtinës nga PDK, ka thënë se PDK do t’i hynë këtij procesi e mobilizuar.

“Kemi bërë një afat kohorë të propozimeve të cilat do të vinë nga degët dhe për të gjithë besoj brenda dy javëve të ardhshme do të jetë e ditur se kush do të jenë këta emra. Jo vetëm në Prishtinë por në cilëndo komunë e Kosovës, PDK do të hyjë e mobilizuar. Është e rëndësishme si edhe në të kaluarën ta ruajmë frymën e unitetit që e kemi pasur gjithmonë si subjekti më i fuqishëm në Kosovë që ka fituar shtatë parë zgjedhje dhe për neve kjo do të jetë pikënisja dhe përsëri fitorja do të jetë stacioni terminal i rrugëtimit të PDK-së edhe në zgjedhjet lokale”, tha ai.

Sipas tij, kandidatët për kryetar të komunave si dhe në listën e kandidatëve për asamblistëve do të ketë risi të shumta, si pjesë e PDK-së.

Përndryshe, dje anëtarët e Këshillit Drejtues ritheksuan bindjen e tyre të plotë për fitore në zgjedhjet lokale, duke ofruar programin në pajtim me nevojat e qytetarëve, kandidatët më të mirë për Kuvende Komunale dhe kandidatët më përfaqësues të PDK-së dhe vizionit të saj për udhëheqjen komunale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?