Pastrimi masiv i parave nga Vuçiq: Të përfshirë 100 mijë njerëz (Foto)

Pastrimi masiv i parave nga Vuçiq: Të përfshirë 100 mijë njerëz (Foto)

Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) e kryetarit serb Aleksandar Vucic, merr prej njerëzve të vet të cilët i ka punësuar 10 për qind të rrogave të tyre mujore në para të gatshme. SNS prej ardhjes në pushtet në Serbi në vitin 2012 ka punësuar më shumë se 100.000 njerëz të partisë në shërbimin shtetëror në […]

Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) e kryetarit serb Aleksandar Vucic, merr prej njerëzve të vet të cilët i ka punësuar 10 për qind të rrogave të tyre mujore në para të gatshme.

SNS prej ardhjes në pushtet në Serbi në vitin 2012 ka punësuar më shumë se 100.000 njerëz të partisë në shërbimin shtetëror në të gjitha nivelet, ndërsa ata si “falënderim” duhen që t’i japin partisë 10 për qind të rrogave të tyre mujore, si dhe tërë rrogën e 12 në para të gatshme!

Nëpërmes të këtij pastrimi masiv të parave shtetërore, çdo muaj futen deri në dy milionë euro nëpër fonde të fshehta të SNS, të cilat shërbejnë për financimin e ushtrisë partiake dhe zgjedhjeve, merr vesh gazeta serbe “Kurir”, transmeton gazetametro.net.

Sipas njohurive të kësaj gazete, “përparimtarët” kanë përpunuar mënyra të ndryshme për të mbushur arkat e partisë, ndërsa njëra  prej tyre është shfrytëzimi i punësimit, gjegjësisht marrja e përqindjes nga rrogat në shërbimin shtetëror, edhe atë në kesh.

“Shumica në SNS e dinë se ky është pastrim klasik i parave dhe praktikisht plaçkë shtetërore, por janë të detyruar sepse janë anëtarësuar në parti në mënyrë që të vijnë më lehtë deri te punësimi. Llogaria e saktë është vështirë të bëhet, por vlerësimet tregojnë se udhëheqja e SNS vetëm në këtë mënyrë fiton rreth dy milionë euro në muaj! Këto “fonde të zeza”, të cilët mblidhen në kesh, shërbejnë për financimin e ushtrisë partiake, zgjedhjeve dhe  aktiviteteve tjera për të mbetur në pushtet.

Ata të cilët protestuan dhe nuk deshën të japin përqindjen janë përjashtuar nga puna dhe kanë ushtruar padi, zbulon shemën burimi sipas të cilës partia më e madhe në Serbi tashmë me vite zhvatë para nga qytetarët e Serbisë.

Burimet e “Kurir’it” zbulojnë se shumica kanë arritur deri te puna në këtë mënyrë, ndërsa ata të cilët kanë refuzuar t’i paguajnë partisë, frikësohen dhe shantazhohen, dhe nëse vazhdojnë me këtë atëherë automatikisht përjashtohen nga puna.

Njëra prej punëtoreve partiake nga pjesa rurale e Serbisë ka treguar për gazetën se në këtë mënyrë ata të cilët dëshirojnë të fitojnë bukën e gojës duhet të lidhen me SNS dhe të luajnë sipas rregullave të tyre.

“Kur jetoni në një vend të vogël, nuk keni zgjidhje. SNS për mua ishte mënyra e vetme për të gjetur punë në komunë dhe isha e detyruar që çdo muaj t’i sjell partisë 10 për qind të rrogës. Të gjitha në para të gatshme i dorëzojë në duar të një shefi. Kam dëgjuar se disa të tjerë e sjellin tërë rrogën një herë në vit. Nuk mund të protestosh, sepse të gjithë janë në frikë se do ta humbin vendin e punës”, thotë ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?