Pasojat e të shtënave në dasmë, qytetarit i shkatërrohet vetura (Foto)

Në shënimin e ahengjeve të ndryshme nuk janë të rralla rastet kur përdoren edhe armë zjarri, gjuajtjet nga të cilat lënë pas edhe viktima, transmeton Periskopi. Një lexues i ka dërguar Periskopit disa fotografi, ku shihet dëmi që i është shkaktuar veturës së tij nga të shtënat me armë në një dasmë. Xhami i veturës […]
Një lexues i ka dërguar Periskopit disa fotografi, ku shihet dëmi që i është shkaktuar veturës së tij nga të shtënat me armë në një dasmë.
Xhami i veturës ka mbetur i thyer, ndërsa plumbi i cili ka mbetur brenda, do të mund të ishte fatal nëse aty do të ishte ndonjë njeri, transmeton Periskopi.
Lexuesi i Periskopit bën të ditur se ky rast ka ndodhur në një fshat në rrethinë të Strugës.
Ai u bën thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe të mos përdorin armët për ‘festë’, pasi dikujt mund t’i kushtojë me jetë./Periskopi



















