Pas fotografive të publikuara ku faleshin femijët e tyre, reagojnë prindërit e kopshtit “Bleta” në Shkup

Pas fotografive të publikuara ku faleshin femijët e tyre, reagojnë prindërit e kopshtit “Bleta” në Shkup

.

Vërtet është zhgënjim i madh kur lexon se “intelektualët tanë” në bazë të tre apo katër fotografive komentojnë publikisht aktivitetet disavjeçare të një kopshti! Sikur këtyre “intelektualëve” i dhimbsen fëmijët tonë më shumë se neve prindërve! Është zhgënjyese kur disa media e bëjnë lajmin pa asnjë hulumtim edhe asnjë informatë reale.

Është edhe më zhgënjyese kur përfaqësuesi ynë zyrtar pa e ditur fare se për çfarë kopshti bëhet fjalë jep intervistë për mediat që çdo qytetar qoftë edhe fare i pa shkolluar i kupton qëllimet tendencioze të tyre! Unë si prind i një fëmije që ka zhvilluar mësimin në këtë çerdhe ndjehem i obliguar që tj’u informoj të gjithë juve, që keni aq breng për fëmijët tanë si dhe ata që realisht dëshirojnë të informohen me zhvillimin e mësimit në këtë kopsht.

Më parë kam pas vajzën në një çerdhe komunale, kurse djalin e kam te kopshti “Bleta”, besoj jam në pozitë shumë të volitshme për të bërë krahasimin. E me përgjegjësinë më të madhe mund të ju garantoj se dallimi është shumë i madh. Aktivitet që zhvillohen në Kopshtin “Bleta” janë në nivel shumë më të lartë se në çerdhen komunale ku kam pasur vajzën.

Në kopshtin “Bleta” çdo nxënës trajtohet si një fëmijë i dashur i asaj familjeje të gjerë. Fëmijët në formë loje dhe argëtimi mësojnë shumë gjëra. Kopshti është i mbushur me lojëra si brenda po ashtu edhe jashtë. Sa e sa aktivitete bëhen me fëmijët e kopshtit qoftë në parkun e qytetit, në kopshtin zoologjik, shëtitje, vizita te mjeku dhe dentisti. Niveli i lartë i ushqimit të ekuilibruar. Kontaktet e rregullta me prindërit dhe informimi i vazhdueshëm që na bëhet neve si prindër për çdo detaj dhe kujdesi i madh edhe për ndjenjat e fëmijëve tanë. Arsimtaret vlerësojnë fëmijët e kurrë nuk i nënçmojnë e as ofendojnë. Nuk e di si ju ikën gjitha këto aktivitetet që po ashtu tregohen online pa u përmend fare, ndërsa u përmendën aq shumë diçka, që në përqindje të aktiviteteve vjetore nuk zë vend as 0,01%! Vallë pse kjo dezinformuat?

Unë si prind dhe me gjithë ata që kam biseduar rreth e rrotull për këtë temë e kemi kuptuar qartë se kjo fushatë ndaj kopshtit “Bleta” ka qenë e okestruar. Jemi të kënaqur me nivelin e inteligjencës së popullatës sonë që shumë shpejt dhe qartë i kupton këto lloj lojëra që më janë bërë banale. Po si mos të kuptohen qartë kur ne kemi edhe fëmijë tjerë të cilëve në shkollat tona “laike “ ku drejtorit dhe arsimtarëve së bashku edhe nxënëseve që janë mysliman u detyrohet të dekorohet bredhi për Krishtlindjet, ku aty festohet “Halloweeni” e plotë festa tjetër që janë të pastra fetare. Pse askush nuk ngriti zërin. Edhe më e rënda është se fëmijëve tonë në shkolla “laike” po u mësohet një histori puro fetare, e plot personalitete tjera fetare që nuk ishin mysliman.

Nuk dua të zgjas më tepër, unë si prind që njoh shumë mirë gjërat ju garantoj se në këtë çerdhe fëmijët nuk ndjehen si në shkollët tona ku u rrezikohet jeta për çdo ditë, e as nuk u imponohet gjëja më e vogël, por ndjehen të sigurt, nga dashuria, kujdesi, mirësjellja e stafit të çerdhes. Mjafton t’i shikosh fytyrat e tyre kur dalin nga kopshti dhe ajo është fotografia më e bukur për ta përshkruar tërë atë që ndodh brenda. Ndërsa na flasin me krenari se çfarë gjëra u mësuan ditën në çerdhe. Sa për t’ju rehatuar, ju them flini rahat se ne jemi prindër të kujdesshëm, të ditur dhe të liruar nga komplekset e kohës. Po e përgatisim një ardhmëri të shëndoshë që do të udhëhiqet me vlera, larg paragjykimeve dhe të formuar kombëtarisht e fetarisht.

PS : “Sa u përket atyre që bënë publike fotografinë e birit tim, do të ngris padi dhe do të mundohem deri në pikën e fundit që ky akt i kundërvajtës të mos ngelet pa u ndëshkuar. Jam i prekur thellë nga ajo çfarë ka ngjarë këtyre ditëve.”

(Në emër të prindërve: Prindi – Feim Fejzullahu)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?