Pas dasmës, mësohet ku do ta kalojnë muajin e mjaltit Turi e Orinda

Pas dasmës, mësohet ku do ta kalojnë muajin e mjaltit Turi e Orinda

Dasma e Turjan Hyskos dhe Orinda Hutës ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave dhe jo vetëm mbrëmjen e së enjtes. Në një ceremoni madhështore, pas një historie 10 vjeçare, çifti i ka thënë “po” njëri-tjetrit. Të ftuarit specialë të çiftit kanë qenë shumë aktivë përgjatë gjithë mbrëmjes, teksa kanë postuar foto nga ceremonia me […]

Në një ceremoni madhështore, pas një historie 10 vjeçare, çifti i ka thënë “po” njëri-tjetrit. Të ftuarit specialë të çiftit kanë qenë shumë aktivë përgjatë gjithë mbrëmjes, teksa kanë postuar foto nga ceremonia me 300 të ftuar. Natyrisht që më shumë sesa gjithçka kjo dasmë ishte romantike, pasi çifti ishte kujdesur që çdo detaj të sillte detaje nga historia e tyre. E pas shumë tekstesh këngësh, më në fund i ka ardhur radha e moderatorit t’i bëjë një premtim me fjalët më të bukura gruas së tij. “Nuk kam frikë nga e ardhmja, sepse kam në krah një krijesë që shpresoj të jetë nëna e fëmijëve të mi të shumtë.

Gjithë jetën do përpiqem vetëm që mos të ikë ai shkëlqimi nga sytë e tu dhe buzëqeshja që ke gjithmonë”. Në qiell të hapur, me një arredim ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim në dasmat vip në Shqipëri, dasma e Orindës dhe Turit i ngjau një spektakli gjigand dritash, ngjyrash dhe emocionesh.

Pika më kulminante e mbrëmjes ka qenë surpriza e Turit për bashkëshorten e tij. Një këngë dedikuar totalisht Orindës ka bërë që biondja bukuroshe, por jo vetëm, të përlotet. Por duket se ditën e sotme dritat janë fikur dhe ceremonia ka mbaruar, ndaj dyshja simpatike e ekranit do të ketë më shumë kohë për të pushuar. E si një çift i ri i sapomartuar, Orinda dhe Turi po përgatiten për muajin e mjaltit.

Në një prononcim për “Bluetooth”, moderatori ka zbuluar destinacionet që do të përshkojnë përgjatë muajit të mjaltit. E nëse mendoni se çifti do të zgjedh të kalojë disa ditë pushime në një resort, gaboheni. Nga komunikimi ynë me moderatorin ai na ka zbuluar se, së bashku me bashkëshorten e tij do të ndërmarrin një udhëtim në disa nga destinacionet më të bukura të botës. Amsterdam, Bali, Tajlandë dhe Turqi janë vendet që çifti i sapo martuar do të vizitojnë përgjatë muajit të mjaltit.

Duket se dyshja do të pushojë para rikthimit në ekran në shtator, ku të dy janë të angazhuar me emisionet e tyre. E duke marrë parasysh se të dy duan që të bëjnë shumë fëmijë, ne shpresojmë shumë që të marrim së shpejti një lajm të mirë./ gsh.al

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya