Paralajmëron Tomë Gashi: Qeveria e ardhshme s’do të jetë jetëgjatë, shkak Gjykata Speciale

Avokati i njohur, Tomë Gashi duke komentuar zhvillimet politike dhe debatin për krijimin e Qeverisë ka thënë se kjo do të kuptohet më 3 gusht. Gashi ka thënë se Gjykata Speciale do të jetë njëra ndër arsyeje përse qeveria nuk do të jetë jetëgjatë. “Unë besoj që Kushtetuta sa i përket rasteve të tilla, shumë […]
Gashi ka thënë se Gjykata Speciale do të jetë njëra ndër arsyeje përse qeveria nuk do të jetë jetëgjatë.
“Unë besoj që Kushtetuta sa i përket rasteve të tilla, shumë shume e qartë, në seancën e 3 gushtit do të shihet gjithçka dhe do të hiqen teoritë e konspiracionit, a i ka apo nuk i ka dikush numrat”.
Gashi që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë nëse partitë i përmbahen deklarimeve publike, do të ketë vështirë në zhvillimin e punëve të Kuvendit.
“Janë çështje të partive politike, por nëse Vetëvendosja e partitë tjera i përmbahen deklaratave e premtimeve që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Veselin atëherë i bie që do të ketë vështirësi teknike për fillimin e punës së Kuvendit dhe faktikisht pa filluar punën Kuvendi, nuk mund të bëhet Qeveria”.
Madje sipas tij, matematika e numrave mund të ndryshojë për shkak të disa deklaratave kontradiktore të disa deputetëve.












