Papa me deklaratë interesante për takimin Trump-Putin

Papa me deklaratë interesante për takimin Trump-Putin

Kreu i botës katolike ka shprehur shqetësimin për një aleancë, siç e ka cilësuar “shumë të rrezikshme” mes SHBA-së dhe Rusisë, me arsyetimin se udhëheqësit e saj bëjnë pjesë ndër ata që kanë një “vizion të shtrembëruar të botës” kur është fjala për emigracionin. “Jam i brengosur për aleanca shumë të rrezikshme midis pushteteve që […]

Kreu i botës katolike ka shprehur shqetësimin për një aleancë, siç e ka cilësuar “shumë të rrezikshme” mes SHBA-së dhe Rusisë, me arsyetimin se udhëheqësit e saj bëjnë pjesë ndër ata që kanë një “vizion të shtrembëruar të botës” kur është fjala për emigracionin.

“Jam i brengosur për aleanca shumë të rrezikshme midis pushteteve që kanë një vizion të shtrembëruar të botës: Amerika dhe Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut, Putin dhe Assad në lidhje me luftën në Siri”, tha Papa për La Repubblica-n.

“Rreziku ka të bëjë me imigracionin”, shtoi ai. “Problemi ynë kryesor dhe për fat të keq në botë sot është ai i të varfërve, të dobtëve dhe të përjashtuarve, i cili përfshin edhe emigrantët”, ka theksuar Papa Françesku.

Qëndrimet e tij erdhën në kuadër të takimit Trump – Putin, që gjithsesi nuk prodhoi asgjë, të paktën publikisht, ku dyshja udhëheqëse e botës, vetëm thurri lavde të ndërsjellta.

Papa ka kritikuar veçanërisht Trump-in për qëndrimin e tij mbi emigracionin, duke thënë madje në një rast se ai “nuk është i krishterë”, mu për shkak të vendosmërisë së tij për të ndërtuar muret kufitare.

“Emigrantët janë vëllezërit dhe motrat tona në kërkim të një jete më të mirë, larg nga varfëria, uria dhe lufta”, shkroi Papa në llogarinë e trij Twitter.

Në intervistën e tij, kreu i vatikanit kërkoi nga udhëheqësit e Evropës, të cilën e përshkroi si “kontinenti më i pasur në të gjithë botën”, që të mos jetojnë me idenë se mund të mbyllin kufijtë e tyre.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?