‘PAN-i, kontrabandë me deputetë’

‘PAN-i, kontrabandë me deputetë’

Koalicioni PAN dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka vënë në shënjestër deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, në kuadër të përpjekjeve për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Këto përpjekje politike kanë sjellë mbështetjen e parë verbale që i është dhënë Haradinajt […]

Këto përpjekje politike kanë sjellë mbështetjen e parë verbale që i është dhënë Haradinajt për formimin e Qeverisë nga tabori rival, Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht nga Teuta Rugova, bija e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, i cili ishte dhe themelues i LDK-së.

Megjithatë, Teuta Rugova nuk ka thënë se do ta votojë apo jo Haradinajn, por i ka bërë thirrje LDK-së që të veprojë siç do të vepronte presidenti Rugova, përkatësisht që të mos bllokohet procesi i formimit të Qeverisë.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka vizituar të premten, familjen Rugova dhe deputeten e zgjedhur Teuta Rugova [LDK]. Sipas një komunikate të AAK-së, Haradinaj ka marrë mbështetjen e familjes Rugova, dhe rrjedhimisht edhe të deputetes Teuta Rugova për formimin e Qeverisë.

Në anën tjetër, në rrjetin social Facebook Teuta Rugova, ka shkruar se drejtuesit e LDK-së nuk duhet të jenë pengesë për formimin e institucioneve të vendit.

“Unë kërkoj nga strukturat udhëheqëse të LDK-së, që në Qeverinë e gjerë dhe stabile që po kërkohet nga miqtë tanë të përhershëm, SHBA-të dhe BE-ja, në marrëveshjen e koalicionit, para ndarjes së përgjegjësive qeveritare të vendosen prioritetet për qytetarët e Kosovës, e që janë: formimi i ushtrisë, zgjidhja e problemit të demarkacionit që do të rezultonte me liberalizim vizash, reforma zgjedhore dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Rugova.

Nga koalicioni PAN, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj kishte paralajmëruar se synohen marrëveshje me disa deputetë dhe jo me parti politike jashtë koalicionit PAN.

Andaj, pretendimet e Haradinajt që t’i sigurojë mbi 61 vota për formimin e Qeverisë, nuk kanë të bëjnë vetëm me Teuta Rugovën, por edhe deputetë të tjerë.

Ndërkohë, analistët politikë e cilësojnë si jo normale sjelljen e deputetëve, në rast se veprojnë kundër politikave partiake.

Analisti Imer Mushkolaj tha për Radion Evropa e Lirë se veprimet e tilla duhet të quhen me emrin ‘kontrabandë e njerëzve’.

“Mund të tingëllojë vrazhdë, mirëpo nuk ka se ka shprehje tjetër më të përshtatshme. Të paktën kështu mendoj unë, duke pas parasysh se edhe po që se këta deputetë nuk kontrabandohen në subjektin tjetër politik apo kampin tjetër politik”, tha Mushkolaj. Sipas tij, nëse deputetët do të merrnin vendime jashtë qëndrimeve të proklamuara të subjekteve të tyre, atëherë kjo do të mund të interpretohej edhe si keqpërdorim i vullnetit të votuesve.

Kalimet nga një subjekt politik në tjetrin, në këtë kohë, sipas analistit Mushkolajt, mund të ndikojnë negativisht edhe në përbërjen e Qeverisë.

“Besoj që edhe ata deputetë të cilët mund ta kenë ndarë mendjen për t’ju bashkuar PAN-it apo mendojnë ta bëjnë një gjë të tillë, duhet ta mendojnë mirë ketë veprim të tyre për shkak se është përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe”, u shpreh Mushkolaj.

Ndërkaq, Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, tha se sistemi politik në Kosovë, por edhe rezultatet e zgjedhjeve, po e imponojnë një ‘gjueti’ politike të disa partive dhe deputetëve për të marrë vota që do të mundësonin krijimin e Qeverisë.

“Edhe deputetët e kanë mundësinë që individualisht të pajtohen për një program që do ta votonin në Kuvendin e Kosovës. Në këtë rast, (rastin me Teuta Rugovën) nuk po e shoh një gjë të tillë”, tha Zogaj.

Për analistin, Zogaj marrëveshje ndërmjet dy apo më shumë subjekteve politike, mund të konsiderohen normale nëse ka dakordim për një program qeverisës, kurse marrëveshjet individuale dhe të papublikuara lënë shije të keqe.

Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, nisma fillestare për formimin e Qeverisë i takon koalicionit PAN, që përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma. Kandidati këtij koalicioni për postin e kryeministrit, është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Krahas votave nga partitë e shumicës shqiptare, Haradinajt i mbetet të bisedojë edhe me partitë e komuniteteve pakicë, të cilat edhe ashtu janë kategori kushtetuese dhe duhet të jenë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?