Pamje të tmerrshme: Qëllohen për vdekje 20 luftëtarë të ISIS-it nga ushtria libaneze (Foto/Video 18+)

Një video ka qarkulluar këto ditë duke treguar 20 njerëz të veshur me kostume portokalli, që besohet të jenë luftëtarë të ISIS-it, duke u qëlluar në pjesën e prapme të kokës nga ushtarakë. Ata u vranë në Libi, që shihet në këtë video si një ekzekutim masiv i të burgosurve. Video u publikua pasi Khalifa Haftar […]
Ata u vranë në Libi, që shihet në këtë video si një ekzekutim masiv i të burgosurve.
Video u publikua pasi Khalifa Haftar dhe ushtria e tij shpallën fitore në qytetin lindor të Bengazit.
Një video e plotë tregon që të gjithë 18 burra ranë në tokë, pasi u qëlluan në kokë nga burrat me veshje ushtarake .
Më vonë, Kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj, i mbështetur nga OKB, do të zhvillojë bisedime në afërsi të Parisit të martën me Haftar, komandantin e fuqishëm ushtarak të vendosur në lindje të vendit, i cili tashmë e ka shtrirë autoritetin e tij ushtarak në një pjesë të madhe të vendit, raportoi mediumi britanik “Metro”, shkruan Periskopi.
Presidenti francez Emmanuel Macron do ta mundësojë takimin mes tyre, tha presidenca në një deklaratë të hënën.
Në këtë takim do të diskutohet caktimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në mars të 2018-ës.
Rivalitetet politike dhe luftimet ndërmjet policisë kanë penguar rimëkëmbjen e Libisë nga kaosi që pasoi kryengritjen e vitit 2011, me ç’rast ishte dëbuar diktatori Moamer Gadafi, i cili më pas u vra nga bashkëkombasit e tij.
Shërbimet e inteligjencës perëndimore frikësohen se xhihadistët e Shtetit Islamik po përfitojnë nga kaosi për ngritjen e bazave në Libi.
Libia gjithashtu është bërë pikëmbështetja kryesore për emigrantët që kërkojnë të arrijnë Bashkimin Evropian duke lundruar në Itali me anije të mbingarkuara./Periskopi/














