Pamje apokaliptike nga Franca, shikoni si evakuohen turistët si pasojë e… (Foto/Video)

Raportohet se të paktën 10, 000 njerëz janë evakuar gjatë mbrëmjës, disa janë detyruar të flenë në plazhe për t’u shpëtuar zjarreve të egra që e kanë kapluar Francën Jugore. Në fotografitë më posht shihet një zjarr i madh që ka përfshirë një pjesë të Francës, dhe disa qindra turistë duke flejtur në rërën e […]
Në fotografitë më posht shihet një zjarr i madh që ka përfshirë një pjesë të Francës, dhe disa qindra turistë duke flejtur në rërën e plazheve të cilët janë evakuar në orët e hershme të mëngjesit.
Zjarri përfshiu një zonë të madhe të Francës, pasi një ditë më parë ky shtet kërkoi ndihmë nga Evropa për të trajtuar flakët të cilët tashmë e kishin përfshirë jugun e Francës, dhe vend-pushimin mjaft popullor afër Saint-Tropez.
Këtë të marte, më shumë se 4, 000 zjarrfikës dhe trupa të tjerë në rajonin ku zjarri ishte i madh, ata kanë hedhur 19 bomba uji për t’i shuar flakët.
Të paktën 12 zjarrfikës janë plagosur dhe rreth 15 zyrtarë të policisë janë prekur nga thithja e tymit nga shpërthimi i zjarreve, njoftojnë autoritetet franceze.
Pamjet ‘apokaliptike’ që shihen në këto foto tregojnë zjarret që biejnë në brendësi të vendit afër Peyrolles en Provence, raportoi “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Zjarri këtë të marte kishte djegur rreth 4.000 hektarë tokë përgjatë bregut mesdhetar, në brendësi të maleve dhe në ishullin e Korsikës.
Ndihma për t’i shuar këto zjarre ka ardhur nga Italia e cila ka dërguar dy aeroplanë zjarrfikësish.
Ministri i Brendshëm i Francës Gerard Collomb njoftoi të martën se do të shtonte gjashtë aeroplanë zjarrfikës për t’i shuar flakët të cilat e kanë mbuluar zonën e Gjirit të Korskiës.
Nënkryetari i qytetit të La Crois Valmer, Rene Carandante tha se pylli i gjelbërt tashmë është kthyer në formë qymyri prej zjarreve. “Është një zonë e shkretë. Nuk ka mbetur asgjë”, u shpreh ai.
Gjithashtu si pasojë e zjarrit e kanë pësuar edhe kafshët e egra lokale si breshka e Hermannit.
300 hektarë lisash dhe pisha janë djegur, rreth 50 kilometra në brendësi të fshatit të Saint Maximin la Sainte Baume.
Ishulli francez i Korsikës i cili është i vendosur midis Francës dhe Italisë, raportohet se është më i prekuri nga zjarret./Periskopi/




















































