ORCA përgëzon profesorët asistentë meritorë të avancuar në konkursin e fundit

Përgjatë muajve të fundit ORCA është marrë me verifikimin e procesit të avancimeve të profesorëve të Universitetit të Prishtinës sa i përket punimeve shkencore të kërkuara nga Statuti për avancim. Deri tani ORCA ka bërë një sërë reagimesh publike për procesin. Po ashtu ORCA ka dërguar dy ankesa në Inspektoratin e Arsimit pranë Ministrisë së […]
Përgjatë muajve të fundit ORCA është marrë me verifikimin e procesit të avancimeve të profesorëve të Universitetit të Prishtinës sa i përket punimeve shkencore të kërkuara nga Statuti për avancim.
Deri tani ORCA ka bërë një sërë reagimesh publike për procesin. Po ashtu ORCA ka dërguar dy ankesa në Inspektoratin e Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit të cilat janë marrë në shqyrtim dhe për të cilat ORCA pret përgjigje të shpejtë. Në dy ankesat ORCA ka sfiduar 35 avancime gjithsej.
Por pavarësisht numrit të parregullsive të paraqitura, ORCA ka identifikuar 23 raste të profesorëve asistentë të avancuar të cilat kanë qenë meritore. Këto raste kanë parë rekomandim pozitiv nga analizat e ORCA-s e po ashtu janë zgjedhur në titujt e rekomanduar nga Senati i UP-së.
ORCA e sheh si një gjë me shumë rëndësi identifikimin e gjithë atyre grave e burrave, profesorë, asistentë, administratorë, referentë, studentë të cilët përpiqen me devotshmëri t’i kryejnë detyrat e tyre profesionale.
ORCA këtë aksion e ka bërë që përmes njohjes së punës së atyre profesorëve që janë angazhuar, t’i përgëzojë publikisht ata dhe t’i tregojë shoqërisë kosovare se ka shpresë për Universitetin dhe se vetëm me angazhimin tonë si hisedarë në universitetin më të madh publik, e ardhme më e mirë do të na presë.
Në vijim janë emrat e profesorëve asistent të avancuar në konkursin e fundit me meritë të plotë sa i përket punimeve shkencore:
Fisnik Korenica
Valbon Mulaj
Avni Puka
Flamur Mrasori
Kaltrina Kelmendi
Egzon Bajraktari
Bujar Bajçinovci
Teuta Jashari
Ganimete Kulinxha
Teuta Danuza
Arlinda Beka
Adnan Bozalija
Fisnik Kurshumliu
Besa Gacaferi Lumezi
Naim Jerliu
Burim Neziri
Ferim Gashi
Gazmend Nafezi
Kajtaz Bllaca
Edmond Aliaga
Armend Shabani
Sebahate Zeqiri
Venera Berisha Muharremi
ORCA së shpejti do të publikojë emrat e profesorëve të asocuar dhe të rregullt meritorë të avancuar në konkursin e fundit.












