Nusja i helmoi nënën dhe i akuzoi babain për përdhunim, dhëndëri befason me rrëfimin e tij

Nusja i helmoi nënën dhe i akuzoi babain për përdhunim, dhëndëri befason me rrëfimin e tij

Pak ditë pasi nusja tentoi t’i helmonte nënën duke i hedhur barin e mizave në gotën e kosit dhe akuzave të saj ndaj vjehrrit se e kishte përdhunuar, bashkëshorti i 19-vjeçares Elda Tanushi është kthyer nga Greqia për t’u qëndruar afër prindërve. Donald Tanushi konfirmon se nuk do t’i rikthehet më kësaj martese dhe se […]

Pak ditë pasi nusja tentoi t’i helmonte nënën duke i hedhur barin e mizave në gotën e kosit dhe akuzave të saj ndaj vjehrrit se e kishte përdhunuar, bashkëshorti i 19-vjeçares Elda Tanushi është kthyer nga Greqia për t’u qëndruar afër prindërve.

Donald Tanushi konfirmon se nuk do t’i rikthehet më kësaj martese dhe se nuk do t’ia falë kurrë nuses tentativën për t’i vrarë nënën. Në një rrëfim për “Panorama”, 20-vjeçari shprehet se martesa mes tyre ishte pas dy-tri takimesh.

Ndonëse asnjëri s’e kishte pëlqyer njëri-tjetrin, nën ndikimin e prindërve, ata kishin vendosur të ndërmerrnin këtë hap. Sipas tij, nusja është detyruar nga babai i saj ta pranonte atë si burrë, pasi ajo donte dikë tjetër.

Madje ai thekson se edhe pas martese ajo nuk i afrohej, aq sa edhe raportet e tyre seksuale kanë qenë mjaft të ftohta e të rralla. I riu shkon më tej me akuzat ndaj së shoqes, e cila’ sipas tij’ nuk ka qenë e virgjër dhe se për t’i hedhur atij hi syve, ajo kishte hedhur jod në çarçafë natën e parë.

Që prej atij momenti, Donaldi shprehet se kishte dashur të ndahej nga nusja. Ai ndihet i prerë në besë edhe nga babai i Eldës, i cili’ sipas tij’ i kishte dhënë garanci për virgjërinë e së bijës.

“Kur e kuptova, unë i thashë Eldës, por ajo këmbëngulte në të sajën. Më thoshte se ishte e virgjër, por se isha unë ai që nuk merrja vesh… Unë u thashë prindërve se ajo nuk ishte e virgjër dhe se nuk ishte grua për mua. Prindërit diskutuan me xhaxhain e të afërm të tjerë dhe thirrëm njerëzit e nuses për ballafaqim. Ma hodhën fajin mua, edhe prindërit e mi, edhe familja e saj. Thanë që unë s’merrja vesh nga këto gjëra dhe se miqësia duhet të vazhdonte. I vura një gur zemrës dhe dëgjova fjalën e prindërve, edhe pse në vetvete isha i sigurt se ajo femër nuk ishte për mua”, rrëfen 20- vjeçari.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?