Nuk do të besoni çfarë po bëjnë pronarët e plazheve private në Vlorë, shikoni si bllokojnë pushuesit

Një qytetar që po përpiqej të shkonte për të pushuar pranë plazhit publik në Zvërnec të Vlorës, ngeli pa fjalë kur u përball me një situatë aspak normale. Ai shprehet se stafi i një plazhi privat ka hapur një kanal të madh në rërë në mënyrë që të pengojë makinat që të shkojnë tek plazhi […]
Ai shprehet se stafi i një plazhi privat ka hapur një kanal të madh në rërë në mënyrë që të pengojë makinat që të shkojnë tek plazhi publik duke detyruar në këtë mënyrë pushuesit që të qëndrojnë vetëm tek plazhi i tij.
Madje qytetari shprehet mjaft i indinjuar se policia bashkiake ka ardhur, kanali është mbyllur dhe sapo kanë ikur, është hapur përsëri dhe vazhdon në këtë gjendje si në video. Qytetari i shkretë është detyruar të fusë makinën në det që të kalojë për në plazhin publik.
Sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të kaluar dhe nuk ka ndonjë rrugë apo opsion tjetër.












