Nis votimi për kreun e ri të PD-së

Nis votimi për kreun e ri të PD-së

Sot demokratët do të votojnë për të zgjedhur kreun e ri të partisë së tyre, ndërsa në garë marrin pjesë Lulzim Basha dhe Eduard Selami. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 te mengjesit dhe ne te marrin pjese 103 mije anetare të PD-së.Numri i saktë i anëtarësisë së PD-së u nxor pas riorganizimit […]

Sot demokratët do të votojnë për të zgjedhur kreun e ri të partisë së tyre, ndërsa në garë marrin pjesë Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 te mengjesit dhe ne te marrin pjese 103 mije anetare të PD-së.Numri i saktë i anëtarësisë së PD-së u nxor pas riorganizimit të listave.

Lulzim Basha dhe Eduard Selami janë dy kandidatët e vetëm në garë. Përmes një shorti të hedhur në Komisionin e Organizimit Zgjedhor në PD, është përcaktuar edhe renditja në fletën e votimit, ku kryetari aktual, Basha, do të jetë i pari dhe sfiduesi i tij, Selami, do të ketë numrin 2.

Lulzim Basha kërkon një mandat të dytë në krye të Partisë Demokratike dhe gjatë gjithë fushatës ka premtuar se do t’i bashkojë demokratët që të arrijë ta sjellë PD në pushtet.

Edhe Eduard Selami kërkon një mandat të dytë si kryetar, por ndryshe nga Basha, mandatin e parë dhe të vetëm si kryetar, Selami e ka pasur në vitet ’92-’95. Pas 16 ditësh fushatë intensive, dy kandidatët përmbyllën turin në 68 degë të PD në të gjithë vendin, ku në 4 raste zhvilluan edhe takime publike mes njëri-tjetrit.

Gjatë gjithë ditës së premte, anëtarët e komisioneve të votimit, në 73 komisione të ngritura në të gjithë vendin, janë pajisur me bazën materiale dhe pasditen e djeshme është konfirmuar se është gjithçka gati për zhvillimin e zgjedhjeve në PD. Do të jenë 103.952 anëtarë të PD me të drejtë vote në të gjithë vendin, që do të zgjedhin kryetarin e ri të PD-së për katër vitet e ardhshme

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?