Nga tash kush e keqpërdorë ujin e pijshëm dhe ndez zjarr në Gjilan, dënohet me gjobë

Nga tash kush e keqpërdorë ujin e pijshëm dhe ndez zjarr në Gjilan, dënohet me gjobë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nxjerrë sot një urdhëresë për kufizimin e shfrytëzimit të ujit të pijshëm. Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Naser Korça, me këtë urdhëresë ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm nga sistemi publik i ujësjellësit për larjen e automjeteve, larjen e trotuareve dhe rrugëve, përdorimin e ujit në punishte […]

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Naser Korça, me këtë urdhëresë ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm nga sistemi publik i ujësjellësit për larjen e automjeteve, larjen e trotuareve dhe rrugëve, përdorimin e ujit në punishte ndërtimore dhe ujitjen e arave e kopshteve.

“Gjobat do të aplikohen për të gjithë shkelësit dhe keqpërdoruesit e ujit të pishëm në pajtim me dispozitat e rregullores për shërbime publike komunale, të datës 28.05.2012”, ka thënë Korça në konferencën e sotme për media.

Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, ka folur për fillimin e fushatës “Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm”, qëllimi i së cilës është minimizimi i përhapjes së zjarreve me qëllim që të ruhet resurset natyrore, pasuria e qytetarëve dhe trashëgimi kulturore.

“Inspektorët e preventivës nga zjarri si dhe Policia e Kosovës janë në terren për të identifikuar çdo përhapje të zjarrit dhe shkaktarët e përhapjes. Drejtoria e Emergjencave ua rikujton qytetarëve se Kodi penal i Republikës së Kosovës, neni 365, sanksionon me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, të gjithë ata që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm përmes ndezjes së zjarreve”, tha Kadriu.

Ndërkaq, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka njoftuar se sonte në ora 20:00 deri 24:00 do të bëhet dezinsektimi i hapësirave publike, duke kërkuar nga bletaret që t’i mbyllin kosheret. Ai tha se dezinsektimi do të bëhet për katër ditë me radhë në mbrëmje.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?