Në Lagjen e Spitalit vidhen pajisje teknologjike me vlerë 30 mijë euro (Video)

Në orët e para të kësaj së hëne në Lagjen e Spitalit në Prishtinë një depo e pajisjeve teknologjike ka qenë cak i hajnave. Pronari i këtij lokali, A.Sh. ka thënë për klankosova.tv se i janë vjedhur pajisje në vlerë prej 30 mijë euro. “Më janë vjedh, kompjuterë, alarme, kamera, access control si dhe dokumentacioni […]
Në orët e para të kësaj së hëne në Lagjen e Spitalit në Prishtinë një depo e pajisjeve teknologjike ka qenë cak i hajnave.
Pronari i këtij lokali, A.Sh. ka thënë për klankosova.tv se i janë vjedhur pajisje në vlerë prej 30 mijë euro.
“Më janë vjedh, kompjuterë, alarme, kamera, access control si dhe dokumentacioni i lokalit”, ka thënë shkurt ai.
Në videot e dërguara nga ai shihen tre veta që kanë hyrë në këtë lokal dhe kanë marrë pajisje të ndryshme.
Pronari ka thënë se rastin e ka lajmëruar edhe në polici dhe se nuk ka informata nëse është arrestuar dikush në lidhje me vjedhjen.












