Në Ksamil shpërthen tubacioni i ujërave të zeza, ndot detin

Ksamili, i cili në çdo pikë të matur ofron cilësi të shkëlqyer uji vit pas viti, është goditur rëndë të mërkurën në kulmin e sezonit turistik në Shqipëri. Një tubacion i ujërave të zeza ka plasur pasditen e së mërkurës dhe ato po derdhen të gjitha në det, në plazhin “Gjiri Poda” te “Tre ishujt”. […]

Ksamili, i cili në çdo pikë të matur ofron cilësi të shkëlqyer uji vit pas viti, është goditur rëndë të mërkurën në kulmin e sezonit turistik në Shqipëri.

Një tubacion i ujërave të zeza ka plasur pasditen e së mërkurës dhe ato po derdhen të gjitha në det, në plazhin “Gjiri Poda” te “Tre ishujt”. E gjithë hapësira e plazhit është ndotur brenda pak minutash, ndërsa pushuesit janë larguar të alarmuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet përgjegjëse për arsyet që çuan në këtë situatë të rëndë, që dëmton turizmin në këtë zonë. Megjithatë, mësohet se kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që sollën shpërthimin e ujërave të zeza, për të marrë më pas dhe masat e duhura.

Ndërkohë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion detar antindotje në Ksamil. Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Policia Kufitare Shqiptare, në drejtim të Ksamilit janë nisur 18 forca dhe një mjet nga DMR-ja (Drejtoria e Mbrojtjes Rajonale) e Gjirokastrës për parandalimin dhe pastrimin e ujërave të zeza..

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?