Në këtë gjendje janë të plagosurit nga shpërthimi i bombolës së gazit (Kujdes pamjet)

Nga këto foto të siguruara nga portalit Veriu.info, shihet gjendja shumë e rëndëa e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit. Nga raportimet e deri-tanishme, bilanci i të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, është rënduar duke çuar në 20 numrin e tyre. 4 prej tyre dyshohet të jenë në gjendje […]
Nga këto foto të siguruara nga portalit Veriu.info, shihet gjendja shumë e rëndëa e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit. Nga raportimet e deri-tanishme, bilanci i të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, është rënduar duke çuar në 20 numrin e tyre.
4 prej tyre dyshohet të jenë në gjendje të rëndë, dhe janë dërguar në spital të asfiksuar nga tymi i madh pas flakëve në restorantin e kompleksit Fishta në Velipojë.
Turistët ishin në gjumë në momentin kur raportohet të ketë ndodhur një shpërthim i madh zjarrit. Mësohet se forcat e zjarrfikëses janë nisur menjëherë në vendngjarje.
Ngjarja ka ndodhur në kompleksin “Fishta”, në Velipojë. Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të resortit turistik dhe si shkak kryesor mendohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.














