Naser Rugova: Ky është kushti për votën time ndaj Ramush Haradinajt (Video)

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Naser Rugova është përfolur si njëri prej figurave që do ta jap votën pro qeverisë “Haradinaj”. Por ai ke hedhur poshtë këto raportime të disa mediave elektronike. Në një intervistë për “FaktPlus” (TribunaChannel), ai ka thënë se në rast koalicioni do të përbehej nga AAK e Nisma, atëhere ai edhe […]
Por ai ke hedhur poshtë këto raportime të disa mediave elektronike.
Në një intervistë për “FaktPlus” (TribunaChannel), ai ka thënë se në rast koalicioni do të përbehej nga AAK e Nisma, atëhere ai edhe do të mund t’ia jepte votën Haradinajt.
“Unë po flas në emrin tim personal dhe veçanërisht për LDK-në. Është e drejtë kushtetuese e secilit deputet për vendime të caktuara, por deri këto momente GR parlamentar i LAA-së vazhdon të mbetet unik. Po të ishte koalicioni AAK-NISMA nuk do të kishte gjë të keqe, por gjithmonë në harmoni me partinë”, është shprehur Rugova.












