Nano shkroi se nëna e Skënderbeut ishte sllave, vijnë reagimet e para

Nano shkroi se nëna e Skënderbeut ishte sllave, vijnë reagimet e para

Vijojnë replikat për deklaratën e gazetarit Mustafa Nano që pretendon se nëna e Skënderbeut, Vojsava ishte slave. Sot, avokati i njohur Spartak Ngjela, edhe pse nuk e përmend emrin e analistit Nano, ndër rreshta flet për “injorantë të paguar nga islamizmi radikal dhe nga Beogradi”. Një pjesë nga statusi i Ngjelës: Po ta shohësh me […]

Vijojnë replikat për deklaratën e gazetarit Mustafa Nano që pretendon se nëna e Skënderbeut, Vojsava ishte slave. Sot, avokati i njohur Spartak Ngjela, edhe pse nuk e përmend emrin e analistit Nano, ndër rreshta flet për “injorantë të paguar nga islamizmi radikal dhe nga Beogradi”.

Një pjesë nga statusi i Ngjelës:

Po ta shohësh me një vëmendje prej historiani, do të konstatosh se, sa herë që shqiptarët kanë qenë afër këtyre fitoreve të mëdha, Beogradi dhe Athina kanë ndërhyrë kundër – me Moskën së jashtëmi dhe me shqiptarët e blerë brenda Shqipërisë, që të paralizojnë fitoren.

Pavarësinë e Shqipërisë Beogradi donte ta shkatërronte me ane të Esad Toptanit dhe të falangave të tij osmane.

Bombardimet e Jugosllavisë nga USA, ata donin t’i shpëtonin me Sali Berishën dhe Fatos Nanon. Por ato u bënë dhe Kosova e mori pavarësinë.

Anëtarësimit në NATO të Shqipërisë nuk kishin çfarë t’i bënin, se ajo ishte ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Amerikës.

Gjithçka tani është përqëndruar që të ndalohet anëtarësimi në Bashkimin Europian.

lll.

Pikërisht në këtë kohë ka dalë në skenë lufta kundër Gjergj Kastriotit dhe kastriotizmit. Sigurisht që këta injorantë janë të paguar nga islamizmi radikal dhe nga Beogradi. Gjithmonë ka pasur një lidhje të ngushtë të nëndheshme midis islamit radikal dhe Beogradit kundër Shqipërisë, që të mos e lejojnë triumfin e europizmit në Shqipëri. Më thoni: a ka ndonjë shtet islamik të Lindjes së Mesme që ka njohur Kosovën? Asnjë…

Po e kanë të kotë: sidomos sot. Sot nuk bëjnë dot Asgjë me përjashtim të blerjeve bajate të injorantëve që duan të falsifikojnë historinë e Shqipërisë pa ditur në thelb se çfarë është historia.

E gjitha kjo është një ndërmarrje qesharake e hoxhallarëve injorantë dhe tarallakëve të blerë laikë shqiptarë që i tremb qytetërimi perëndimor.

Shqiptarëve nuk iu bëjnë dot asgjë më: aleanca shqiptaro – amerikane është në fakt epiqendra e zhvillimit aktual perëndimor të Shqipërisë. Kot lodhen, sepse edhe pengimi që po duan t’i bëjnë Reformës në Drejtësi, s’është tjetër veçse kërkesë e Beogradit Moskës dhe Athinës kundër karakterit të thekshëm perëndimor që ka marrë me trend zhvillimi aktual shqiptar.

I gjith korrupsioni sikur të bashkohet, i bashkuar edhe më ligësinë e pushtuesëve të territoreve shqiptarë, nuk e thyejnë dot forcën e aleancës shqiptaro-amerikane për albanizimin e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha dokumentet që shihen të dalin sot në favor të albanizimit, janë në vepër shkencore e inkurajuar nga politika amerikane.

Shqipëria territoriale është në proces zhvillimi integral dhe drejt anëtarësimit të saj të pandalshëm në BE.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?