Mustafa tregon arsyet pse LDK nuk e pranon ftesën e Haradinajt për takim

Mustafa tregon arsyet pse LDK nuk e pranon ftesën e Haradinajt për takim

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do t’i përgjigjet ftesës së Ramush Haradinajt për një takim gjatë ditës së nesërme. Këtë e ka konfirmuar kryetari i LDK-së, njëherit kryeministër në detyrë Isa Mustafa. I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme tha se u ka bërë ftesë për një takim gjatë […]

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do t’i përgjigjet ftesës së Ramush Haradinajt për një takim gjatë ditës së nesërme. Këtë e ka konfirmuar kryetari i LDK-së, njëherit kryeministër në detyrë Isa Mustafa.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme tha se u ka bërë ftesë për një takim gjatë ditës së nesërme krerëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes, pasi dëshiron që të ketë koalicion sa me të gjerë.

Por, kreu i LDK-së Isa Mustafa theksoi se nuk kanë nevojë të takohen me mandatarin e koalicionit PAN për kryeministër Ramush Haradinaj, përderisa ata si subjekt politik kanë deklaruar se nuk bëjnë koalicion qeverisës me koalicionin e PDK-së.

“Jo, se nuk kemi fare nevojë për takime të tilla. Ne si LDK jemi deklaruar qartë edhe si koalicion se nuk do të hyjmë në asnjë marrëveshjen tani me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës. Ata kanë të drejtën në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të procedojnë,. Ne presim që ata t’i kryejnë të gjitha proceset demokratike që t’i bëjnë. Grupi jonë parlamentar, përkatësisht deputetët e koalicionit tonë do të marrin pjesë në mbledhjen konstituive dhe Kuvendi do të marr vendim meritor”, tha Mustafa.

Mustafa nuk është përgjigjur nëse do ta votojnë kreun e PDK-së, Kadri Veseli për kryetar të Kuvendit, duke thënë se ende nuk kanë propozim dhe se kjo varet nga grupi parlamentar.

“Nuk kemi asnjë propozim për kryetar të Kuvendit dhe nuk e diskutojmë këtë përderisa ai mos të propozohet. Kur të propozohet varet prej grupit parlamentar”, theksoi ai.|

Gjatë ditës së sotme LDK ka mbajtur takimin e kryesisë së saj, ku kanë diskutuar rreth zgjedhjeve dhe rezultateve të tyre. Mustafa tha se në këtë takim kanë diskutuar edhe për përgatitjet për zgjedhjet lokale.

“Kemi diskutuar lidhur me zgjedhjet, presim që ta bëjmë një analizë të thuktë të zgjedhjeve, edhe nga shtabi qendror edhe nga degët, nga komunat lidhur me gjithë faktorët dhe rezultatet. Kemi diskutuar po ashtu për përgatitjet për zgjedhjet lokale edhe aty do të fillojmë shpejt me degët në mënyrë që të kemi propozimet për kryetar të komunave dhe sa më shpejt të japin propozimet qoftë për një pjesë qoftë për të gjithë në mënyrë që të fillojmë me ta aktivitetin në teren”, u shpreh Mustafa.

LDK në zgjedhjet e 11 qershorit doli subjekti i tretë pas koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosjes, ani pse ishte në koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën e udhëhequr nga Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?