Mustafa përjashton kundërshtarët nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa vazhdon inatin ndaj kundërshtuesve të tij brenda partisë. Gazeta Blic nga burime të saja ka marër vesh se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, i cili do të mbahet sot nga ora 17:00 nuk ka ftuar disa anëtarë të këtij këshilli. Gazeta Blic merr vesh nga […]
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa vazhdon inatin ndaj kundërshtuesve të tij brenda partisë.
Gazeta Blic nga burime të saja ka marër vesh se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, i cili do të mbahet sot nga ora 17:00 nuk ka ftuar disa anëtarë të këtij këshilli.
Gazeta Blic merr vesh nga kjo mbledhje janë përjashtuar disa deputetë që s’janë anëtar të KP-së, dhe dy prej kryetarëve të degëve, ai i Prizrenit, Haxhi Avdyli dhe ai i Degës së katërt të LDK-së në Prishtinë, Halim Muçolli, të cilët ishin kundërshtues të vazhdueshëm të koalicionit me PDK-në e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
“Në praktikën e deritashme të gjithë deputetët, edhe ata që s’janë anëtar të KP-së dhe të gjithë kryetarët e degëve kanë marrë pjesë në mbledhje të këtij organi më të lartë të partisë, në cilësinë e vëzhguesit. Mirëpo, kësaj radhe nuk janë ftuar ata që kanë kundërshtuar koalicionin me PDK-në dhe disa nga politikat e kreut të partisë, Isa Mustafa”, tha ky burim i Gazeta Blic.
Është kryetari i Degës së 4 të LDK-së në Prishtinë, Halim Muçolli ai i cili e ka konfirmuar për Gazeta Blic që nuk është ftuar për këtë takim.
“Nuk jam i ftuar në mbledhjen e KP-së, dhe aty ku nuk jam i ftuar edhe nuk shkoj”, tha ai.
Gazeta Blic ka provuar që të flas me anëtarët e Kryesisë së LDK-së në lidhje me këto përjashtime, mirëpo askush nuk ka pranuar që të flas.
Mbledhja e sotme e KP-së pritet të mbahet nga ora 17:00 në Emerald, ndërkohë që dy pritet të jenë pikat e rendit të ditës.
Këto janë tri pikat e rendit të ditës:
- Analize e rezultatit te zgjedhjeve te 11 qershorit 2017
- Pergatitja dhe percaktimi i kritereve per kandidatet per zgjedhjet lokale te 22 tetorit 2017
- Te ndryshme












