Mustafa nuk shkon në takim me Haradinajn, ja ku ndodhet tani

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa sot nuk do të jetë pjesë e takimit me kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj i cili dje ka ftuar liderët e dy partive atë të LDK-së dhe VV-së. Burime të GazetaBlic kanë bërë të ditur se Isa Mustafa sot ka udhëtuar për në Itali dhe së nuk do të takohet […]
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa sot nuk do të jetë pjesë e takimit me kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj i cili dje ka ftuar liderët e dy partive atë të LDK-së dhe VV-së.
Burime të GazetaBlic kanë bërë të ditur se Isa Mustafa sot ka udhëtuar për në Itali dhe së nuk do të takohet me Haradinajn.
Po ashtu edhe deputeti i LDK-së Naser Rugova për GazetaBlic ka thënë se Mustafa i ka dhënë dje përgjigje Haradinajt për takimin dhe ky takim nuk do të ndodh derisa të konstituohet kuvendi atëherë mund të ulemi dhe të bisedojmë për çështje të konstituimit të institucioneve.












