Mustafa Nano: Ata që mu vërsulen i treguan botës se e kanë trurin sa një gogël

Publicisti Mustafa Nano, në një bisedë me disa studentë në Vlorë, kishte thënë se nëna e Skënderbeut kishte qenë sllave, ndërsa Skënderbeu e kishte më të fortë identitetin fetar (atë të krishterë) sesa atë shqiptar, transmeton Periskopi. Këto deklarata të tij kishin nxitur reagime të shumta. Madje, vetëm Nano ka mbetur i habitur se si […]
Këto deklarata të tij kishin nxitur reagime të shumta.
Madje, vetëm Nano ka mbetur i habitur se si njerëzit në vitin 2017 mund të lëndohen kur u vihet në diskutim pastërtia e supozuar racore e një personazhi historik, transmeton Periskopi.
Për këtë çështje u publikua edhe një bisedë që ka bërë Mustafa Nano me një gazetar të Panoramës, në të cilën Nano thotë se shpreson që një ditë t’ju vie turp të gjithë atyre që iu vërsulen dhe sipas tij, i treguan botës se e kanë trurin sa një gogël.
Më poshtë e gjeni të plotë këtë bisedë:
Bisedë e gazetarit te Panorames me Mustafa Nanon, e bërë në chat, mbi debatin e provokuar prej pretendimit te tij se nena e Skenderbeut ka qene sllave dhe se Skenderbeu e kishte më të fortë identitetin fetar (të krishterë) sesa atë shqiptar.
Pyetje: Shumë vetë po shprehen kundër teje; ç’mendoni ju për gjithë këtë?
Përgjigje: Jam pa fjalë. Nuk po kuptoj asgjë.
Pyetje: Duket se shumë vetë janë lënduar e provokuar.
Përgjigje: Lënduar? Unë nuk e pranoj konceptin e të lënduarit prej një opinioni a një qëndrimi. Është një koncept mesjetar. Kjo është një çmenduri që ndodh në Shqipëri, e në vende që qeverisen mbi bazën e sheriatit. Pas kësaj histerie, po pres të më lëshojnë një fatva.
Pyetje: Ju nuk gjeni asgjë racionale në kritikat që janë bërë?
Përgjige: Ju i quani kritika? Ky është një tërbim.
Pyetje: Ju vijoni t’i qëndroni mendimit tuaj?
Përgjigje: Sigurisht, që po. (Nano qesh)
Pyetje: Pse qeshni?
Përgjigje: Sepse e gjitha kjo është surreale. E dini çfarë ka ndodhur? Isha duke bërë një bisedë me disa maturantë e studentë në Vlorë. As që e dija që po regjistrohej, por në këtë rrethanë jam i lumtur që është regjistruar. E midis të tjerash, në fund, u thashë atyre diçka lidhur me identitetin tonë të lëvizshëm në kohë. Për ta ilustruar, u thashë se në shekulin XV identiteti fetar ishte më i rëndësishëm se ai atnik, se martesat mes sllavëve e shqiptarëve nuk ishin një gjë e pazakontë, madje mes feudalëve e aristokratëve ishte një gjë e kërkuar, me synimin për të fuqizuar pushtetin e ndikimin, se Skënderbeu ka qenë më shumë i krishterë se sa shqiptar, dhe se e ëma e heroit tonë nacional ka qenë me origjinë sllave.
Pyetje: Po jeni ju në gjendje ta provoni këtë të fundit?
Përgjigje: Nuk është ky momenti e vendi për t’ma kërkuar këtë. Dhe nuk është fare kjo çështja.
Pyetje: Po cila është?
Përgjigje: Shikoni, I ëill give you the benefit of the doubt, dmth po e zë se unë e kam gabim, se unë ia kam futur kot, se unë po spekulloj. Por lind pyetja: Ç’ka për t’u tërbuar në këtë mes? Nëse ky nuk është rasti i Skënderbeut, është rasti i shqiptarëve të tjerë të asaj kohe, është rasti i Balshajve që i kanë preferuar ca si shpesh martesat me “shkjetë”. Duhet të themi që Balshajt janë maskarenjtë e mëdhenj të historisë sonë? Duhet të themi se ata i kanë hedhur baltë vetes, si ajo balta që unë, më i ligu i shqiptarëve, i paskam hedhur Skënderbeut duke e bërë me nënë serbe?
Pyetje: Një pyetje të fundit: Cila reagim ju ka bërë përshtypje më shumë?
Përgjigje: Ka qenë i gjithë kori. Më saktë, mentaliteti i tifozerisë së këtij kori. Më është dukur këto ditë sikur i kisha te dera e shtëpisë, duke më klithur, “për inatin tim”: O sa mirë me qenë shqiptar!
Jam i shock-uar që njerëz publikë në vitin 2017. siç e thashë, i zë tartakuti prej fjalës “sllav”, që lëndohen kur u vihet në diskutim pastërtia e supozuar racore e një personazhi historik (në këtë pikë më ngjajnë me ata besimtarët fanatikë që elektrizohen kur u përqeshet profeti), që të revoltuar ia bëjnë “mjaft, mjaft, mjaft”, apo që në alarm bëjnë pyetjen “pse, pse, pse”. Më janë dikur si të sëmurë mendorë. Për të mos folur pastaj për atë idiotin që s’e pati për gjë të më bënte islamik të paguar!!!!
E dini? Mua më duket e pabesueshme kjo dalldi e këtyre njerëzve. Shpresoj t’u vijë turp një ditë. Jo që m’u vërsulën mua. Por që e treguan faqe botës se ma kanë trurin sa një gogël.












