Mustafa: Mjerë ajo qeveri që lejon dy matrapazë t’ia bëjë politikat

Mustafa: Mjerë ajo qeveri që lejon dy matrapazë t’ia bëjë politikat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, edhe njëherë shpreh bindjen e plotë se koalicioni LDK-AKR-Al nuk do t’i bashkohet asnjë koalicioni, në të cilin bën pjesë Partia Demokratike e Kosovës, transmeton Periskopi. Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Mustafa shkruan se deri më tani nuk ka pasur asnjë kërkesë nga ndërkombëtarët që […]

Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Mustafa shkruan se deri më tani nuk ka pasur asnjë kërkesë nga ndërkombëtarët që të bëjë koalicion qeverisës, qoftë me PAN’in apo Vetëvendosjen. Por, thotë se do të refuzojë çdo kërkesë për të bërë marrëveshje qeverisëse me koalicionin që drejtohet nga PDK’ja.

Sipas tij, këto qëndrime përveç deputetëve të LDK’së, u përkrahin edhe partnerët e koalicionit nga AKR e Alternativa, transmeton Periskopi.

Mustafa më tej shkruan se “Matrapazët e kontraktuar po donë me ia shitë opinionit Qeverinë e PAN-it, në paketimin e AAK-së dhe të miqve të Ibrahim Rugovës”. Andaj, thotë se “institucionet e shtetit duhet të ndërtohen, por jo me matrapazë”.

Ai ka disa fjalë edhe për disa individë të LDK’së, të cilët kërcënojnë se do të dalin në rrugë, nëse mandati nuk i jepet një partie tjetër. Ky reagim i Mustafës vie një ditë pas deklaratave të bëra nga anëtari i thjeshtë i LDK-së, Astrit Haraqija.

“Manipulues dhe kalkulatntë të llojit të vet i konsideroj edhe ata individ të LDK-së që kërcënojnë se do të dalin në rrugë nëse mandati nuk i jepet një partie tjetër, e të cilët kurrë nuk e bënë ndonjë deklaratë të tillë për rastin nëse nuk do ti jepej mandati LDK-së, ose kur njerëzit e LDK-së sulmoheshin dhe atakoheshin në mënyrën më shtazarake. Dhe nuk duan ta shohin se asnjë subjekt në këto zgjedhje nuk është fitues. Se këto zgjedhje, të kurdisura nga Kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së (në zanatin e tij), e ndan dhe e përçanë si është më keq skenën tonë politike”, shkruan Mustafa në Facebook.

Lexoni të plotë shkrimin e tij:

Institucionet e shtetit duhet të ndërtohen, por jo me matrapazë

Matrapazët e kontraktuar po donë me ia shitë opinionit Qeverinë e PAN-it, në paketimin e AAK-së dhe të miqve të Ibrahim Rugovës.

Do të jetë i mjerë ai shtet, ajo qeveri, ajo parti dhe ajo derë që lejon që dy matrapazë t’ia bëjnë politikat, të kontrabandojnë votat dhe të flasin për rugovizmin dhe rugovistët..

Nëse të tillëve u ka mbetur aq shumë për Rugovën dhe rugovizmin e për LDK-në, pse nuk angazhohen që LDK-ja ta themelojë qeverinë. Ose së paku, pasi qenkan aq të brengosur se vendi duhet të bëjë institucionet, le ta bëjnë Qeverinë ata që nuk e patën asnjë vështirësi të bëhen bashkë për ti shpallur mosbesim qeverisë së drejtuar nga LDK-ja.

Nuk e thotë logjika se ata na shpallën mosbesim për të na dhënë tani besim. Se para dy muajve, sipas tyre, ishim më e keqja e këtij vendi e tani u bëmë më të kërkuarit e këtij vendi!?. Boll u manipulua opinioni! Nuk ka nevojë të manipulohet edhe më tutje. Boll u dëmtua LDK-ja nga fushata të ndyta. Duhet të respektohen qytetarët dhe LDK-ja, nga ju dhe megafonët tuaj!

Matrapazët i shkelin të gjitha vlerat morale dhe etike, por ata LDK-ja i qet si trup të huaj. Prandaj është e qartë, ata që janë me matrapazët nuk janë me LDK-në.

Manipulues dhe kalkulatntë të llojit të vet i konsideroj edhe ata individ të LDK-së që kërcënojnë se do të dalin në rrugë nëse mandati nuk i jepet një partie tjetër, e të cilët kurrë nuk e bënë ndonjë deklaratë të tillë për rastin nëse nuk do ti jepej mandati LDK-së, ose kur njerëzit e LDK-së sulmoheshin dhe atakoheshin në mënyrën më shtazarake. Dhe nuk duan ta shohin se asnjë subjekt në këto zgjedhje nuk është fitues. Se këto zgjedhje, të kurdisura nga Kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së (në zanatin e tij), e ndan dhe e përçanë si është më keq skenën tonë politike.

Njerëzit e LDK-së angazhohen dhe luftojnë për vlerat evropiane të LDK-së, për synimet dhe programin e kësaj partie, që është program i qendrës së djathtë . Njerëz që e kapërcejnë vetveten për të arritur këto objektiva. Që luftojnë për shtet të së drejtës dhe me zhvillim ekonomik, kundër zhvatësve, korrupsionit, dhunës dhe varësisë nga Serbia dhe njerëzit e inkriminuar.

Anëtarësia jonë, votuesit e koalicionit tonë, organet e LDK-së janë shprehur qartë: Jo koalicion me PDK-në dhe me ata që janë me PDK-në. Jo koalicion me ata që shkelin kontratat dhe rrezikojnë interesat e shtetit për ambicie dhe interesa të tyre personale e grupore. Jo me ata që nuk durojnë sukseset në zhvillim ekonomik, punësim, në luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Si kryetar i Koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi deri më sot nuk kam pasur asnjë kërkesë nga ndërkombëtarët për të bërë koalicion qeverisës, qoftë me PAN apo VV. Por edhe nëse do të kem, do ta refuzoj me arsye të plotë çdo kërkesë për të bërë marrëveshje qeverisëse me koalicionin që drejtohet nga PDK-ja. Këtë ua kam bërë të njohur përfaqësuesve të BE-së dhe të SHBA-së me kohë, para se të votohet mocioni i mosbesimit.

Deputetët e LDK-së dhe partnerët tanë të koalicionit nga AKR dhe Alternativa janë shprehur qartë se do të jemi së bashku në këto qëndrime. IM

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?