Mund të ketë vonesa në negociatat tregtare mes BE-së dhe Londrës

Kryenegociatori për Brexit i BE-sw, paralajmëroi se bisedimet për marrëdhëniet e ardhshme tregtare me Britaninë e Madhe mund të vonohen nga qëndrimi i paqartë britanik në lidhje me faturën e largimit, deklaruan sot burime diplomatike në Bruksel. Michel Barnier parashikon të nisë bisedimet paraprake për marrëveshjet e ardhshme tregtare në muajin tetor të këtij viti, […]
Michel Barnier parashikon të nisë bisedimet paraprake për marrëveshjet e ardhshme tregtare në muajin tetor të këtij viti, por me kushtin që të arrihen “progres i kënaqshëm” deri në negociatat për kushtet e divorcit me Londrën, të nisura në qershor, raporton AFP.
“Ky kusht duket tashmë i vështirë për t’u përmbushur për shkak të mungesës së progresit në çështjen e mprehtë të angazhimeve financiare që Londra duhet t’i përmbahet përballë BE, e vlerësuar zyrtarisht mes 60 dhe 100 miliard euro nga pala evropiane.












