Mosuli përfundimisht bie në duar të ushtrisë irakiane

Mosuli përfundimisht bie në duar të ushtrisë irakiane

Ushtria irakiane po pastron edhe vrimat e fundit të rezistencës së militantëve të Shtetit Islamik në Mosul, pas një beteje tepër të gjatë për të rimarrë nën kontroll qytetin. Pas festimeve të një dite më parë nga ushtarët, shumë shpejt pritet një deklaratë zyrtare për triumfin nga autoritetet qeveritare. Forcat irakiane, të mbështetura nga sulmet […]

Pas festimeve të një dite më parë nga ushtarët, shumë shpejt pritet një deklaratë zyrtare për triumfin nga autoritetet qeveritare.

Forcat irakiane, të mbështetura nga sulmet ajrore amerikane, janë përpjekur të shtien në duart e tyre qytetin që prej 17 tetorit të vitit të kaluar.

Shteti Islamik zaptoi Mosulin në qershor të vitit 2014, përpara se të shtrihej më pas në pjesën më të madhe të bastioneve të sunitëve arabë të Irakut, për të deklaruar më tej formimin e kalifatit, me territore të zaptuara në Irak e Siri.

Por, militantët xhihadistë kanë humbur territore vazhdimisht gjatë 9 muajve të fundit, teksa forcat qeveritare avanconin në një prej ish-qyteteve më të mëdha të Irakut, përpara zhvendosjeve masive.

Luftëtarët peshmerga kurdë, fiset arabo-sunite dhe milicitë shiite, të mbështetura nga avionët e koalicionit të udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara dhe këshilltarë ushtarakë amerikanë, janë përfshirë në këtë betejë.

Të shtunën, xhihadistët u spostuan dëshpërimisht në një periferi të vogël pranë qytetit të vjetër. Televizioni shtetëror njoftoi se trupat irakianë priteshin të merrnin kontrollin e plotë të Mosulit brenda pak orëve.

Qeveria e ka shpallur “çlirimin” e plotë të Mosulit lindor që në janar, por perëndimi i qytetit përbënte një sfidë më të vështirë, për shkak të rrugëve të ngushta dhe në formë kurthesh.

Tetorin e kaluar, ushtria irakiane njoftoi se në qytet ndodheshin 6.000 militantë, ndërsa rreth 900 mijë banorë ishin larguar nga qyteti prej vitit 2014.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?