Molliqaj: Kalludra dhe Islami do të mbajnë përgjegjësi, nuk ua falim persekutimin politik ndaj aktivistëve tanë

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë një video nga emisioni në të cilin ishte mbrëmë, në të cilën flet për rastin e aktivistëve të këtij subjekti të cilët po mbahen në arrest shtëpiak me akuzat për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës. Molliqaj ka thënë se […]
Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë një video nga emisioni në të cilin ishte mbrëmë, në të cilën flet për rastin e aktivistëve të këtij subjekti të cilët po mbahen në arrest shtëpiak me akuzat për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.
Molliqaj ka thënë se Policia, prokurori dhe gjykatësi janë përgjegjës për mbajtjen e aktivistëve në arrest për gati një vit ende pa filluar procesi, raporton Periskopi.
“Po bëhen një vit që njerëzit janë në arrest shtëpiak pa fillu procesi, pa fakte pa dëshmi, që dihet sepse edhe vet Forenzika thotë që nuk ka prova”, tha ai.
Sipas Molliqajt, ky është kryekëput persekutim politik dhe gjykatësi në këtë rast do të mbajë përgjegjësi.
Ai ka thënë se prokurori që po ndjek aktivistët e VV-së, Abdurrahim Islami, nuk është as kredibil dhe ka kujtuar raportimet e mediave në të cilat është thënë se i njëjti ka shkatërruar provat në një rast të vrasjes së dyfishtë ende pa u kryer hetimet dhe pa u ngritur aktakuza.
“Këta njerëz do të mbajnë përgjegjësi dhe unë personalisht, në secilën paraqitje që do ta bëjë do të kërkojë që këta njerëz të mbajnë përgjegjësi morale dhe juridike, sepse ky rast ka qenë për me e dëmtu Lëvizjen Vetëvendosje, gjë që nuk arritën ta bëjnë por i dëmtuan aktivistët tonë dhe sot Astrit Dehari nuk është në mesin tonë. Këtë nuk ua falim kurrë”, ka përfunduar Molliqaj. /Periskopi/












