Mogherini: Turqia mbetet kandidate për anëtarësim në BE

Turqia mbetet kandidatë për anëtarësim në BE, edhe pse situata në vend në lidhje me të drejtat e njeriut e pengon vazhdimin e negociatave për anëtarësim, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e unionit për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, transmeton Periskopi. Mogherini në një konferencë për shtyp të mbajtur së bashku me dy […]
Turqia mbetet kandidatë për anëtarësim në BE, edhe pse situata në vend në lidhje me të drejtat e njeriut e pengon vazhdimin e negociatave për anëtarësim, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e unionit për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, transmeton Periskopi.
Mogherini në një konferencë për shtyp të mbajtur së bashku me dy ministra turk që ishin duke qëndruar në Bruksel ka thënë se janë të nevojshëm “hapat konkret” që të arrijnë ndonjë përparim në anëtarësimin e Turqisë në BE./Periskopi/












