Mogherini: BE nuk do jetë komplet pa Ballkanin Perëndimor

Mogherini: BE nuk do jetë komplet pa Ballkanin Perëndimor

Data e hyrjes në Bashkimin Evropian në masë të madhe varet nga Serbia, ndërsa anëtarësimi do të vijë me reforma dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ka thënë shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini për portalin European Ëestern Balkans. Në takimin e samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili nis sot në Trieste, Mogherini […]

Data e hyrjes në Bashkimin Evropian në masë të madhe varet nga Serbia, ndërsa anëtarësimi do të vijë me reforma dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ka thënë shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini për portalin European Ëestern Balkans.

Në takimin e samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili nis sot në Trieste, Mogherini në intervistë ka thënë se Serbia ka arritur rezultate të shkëlqyeshme në vitet e kaluara, duke hapur dhjetë kapituj negociues dhe duke mbyllur përkohësisht dy.

Duke folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, shefja e diplomacisë evropiane shprehu optimizmin duke thënë se “doza e mirë e optimizmit dhe përkushtimi munden gjithmonë t’i kontribuojnë dialogut”, transmeton KosovaPress.

“Ky ishte një vit shumë intensiv për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës: para vetëm disa muajve situata ishte e tendosur, por sot shohim mundësoi të reja dhe unike për pajtim. Kur të ekzistojë vullneti politik që të ecet përpara, gjithmonë ka hapësirë për optimizëm”, ka thënë Mogherini.

Në këtë kontekst, ajo përkujton se javën e kaluar, kur ishte takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel, të gjithë janë pajtuar që të fillojnë fazën e re të dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe po ashtu janë pajtuar për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura nga dialogu pa shtyrje.

Duke folur për takimin e katërt në nivel të lartë në kuadër të procesit të Ballkanit, i cili nis sot në Trieste, Mogherini tha se është pjesë e rëndësishme e angazhimit të gjerë të BE-së në rajon dhe se procesi i Berlinit lehtëson punën e përbashkët të hyrjes së Ballkanit Perëndimor në BE.

“BE nuk do të jetë asnjëherë komplet pa Ballkanin Perëndimor. Rajoni është në zemër të Evropës. Popujt e Ballkanit Perëndimor ndajnë dhe kontribuojnë në kulturën, historinë dhe ekonominë evropiane. Ky rajon është pjesë e Evropës dhe po ashtu do të jetë pjesë e BE-së dhe në këtë nuk ka dyshim”, ka thënë Mogherini.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?