Modelja shqiptare me të dashur të ri? (Foto)

Modelja shqiptare me të dashur të ri? (Foto)

Vetëm pak ditë më parë, ajo u deklarua beqare pasi hoqi unazën e fejesës duke i dhënë fund një romance të konsoliduar me një biznesmen 10 vite më të madh në moshë. Por, akoma pa u ‘tretur’ mirë informacioni mbi statusin e ri të bukuroshes Franceska Jace, kanë nisur dyshimet mbi një lidhje të re. […]

Prej disa ditësh, modelja e cila famën e mori pas pjesëmarrjes në Big Brother 5 po shoqërohet me një djalë të ri, i njohur në Shqipëri për pasurinë e madhe familjare. Andi Geci, i biri i biznesmenit Ramë Geci i cili jetën e tij luksoze e ndan në baza ditore me ndjekësit në rrjete sociale përmes postimeve ka lënë indikacione të forta mbi një relacion me Franceskën.

Edhe pse jo krah njëri tjetrit në imazhe, dyshja kanë postuar fotogra identike nga vende të njejta ku po pushojnë duke i shijuar ditët me diell. Ndonëse një lidhje e re nuk mund të thuhet me siguri, miqësitë me meshkuj gjithmonë janë treguar pothuajse të pamundura për bukuroshen e cila me jetën e saj private, nga lidhjet e deri tek skandalet merr shpesh vëmendjen e publikut.

Ndryshe, e vetëdijshme për vëmendjen, vetëm pak ditë më parë, Franceska ishte shprehur se tregohet e kujdesshme me fotot me shokët apo familjarët. ‘Ditët e sotme nuk mund të hedh një foto me një shok klase, apo qoftë një kushëri, sepse e di që të nesërmen do jetë lajm, “i dashuri i ri i Françeskës”, ndaj dëshiroj të jem tepër e rezervuar, sepse portalet dashje pa dashje me lajmet ‘fake’ janë ato që të prishin imazhin’ – deklaronte bukuroshja. Të jenë bërë postimet me Gecin rastësisht?!

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya