MMPH mban dëgjim publik për shpronësimin në Shipitullë e Hade

MMPH mban dëgjim publik për shpronësimin në Shipitullë e Hade

  Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka vendosur që të mbajë një dëgjim publik më datën 10 gusht ku do të diskutohet për çështjen e shpronësimit të tokave private në Hade e Shipitullë të Obiliqit. Ky takim vjen pas paralajmërimeve se Kosova së shpejti mund të hyjë në një krizë energjetike nëse KEK-u nuk […]

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka vendosur që të mbajë një dëgjim publik më datën 10 gusht ku do të diskutohet për çështjen e shpronësimit të tokave private në Hade e Shipitullë të Obiliqit.

Ky takim vjen pas paralajmërimeve se Kosova së shpejti mund të hyjë në një krizë energjetike nëse KEK-u nuk i merr në shfrytëzim 52 hektarë të pronës private në këto fshatra në mënyrë që të nxjerrë qymyrin e pashfrytëzuar atje, njofton Klan Kosova.

Duhet se krizën energjetike po e shkaktojnë vonesat në shpronësimin e  pronave dhe shtëpive të ndërtuara së fundmi në Shipitullë të Obiliqit me qëllim përfitimin e kompensimit nga shteti.

E MMPH në një përgjigje me shkrim për Klan Kosovën ka dhënë detaje për procesin e shpronësimit në këtë zonë.

“Departamenti i Shpronësimit në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me datë 14.07.2017(ditë e Premte) nga Korporata Energjetike e Kosovës(KEK-sh.a) në mënyrë zyrtare përmes shkresës protokoll Nr.3570/17 ka pranuar ‘‘Kërkesën për shpronësim’’ të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thengjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK-sh.a), Zona Kadastrale: Hade dhe Shipitullë, Komuna Obiliq”

Në përgjigjen e kësaj ministrie poashtu është bërë e ditur se më 17 korrik të vitit të shkuar ky propozim  është dorëzuar në Qeveri,  dhe ekzekuitivi më 21 korrik të vitit të kaluar  ka nxjerr vendimin me të cilin ka aprovuar shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim.

“Procesi i shpronësimit nga moment i paraqitjes së kërkesës për shpronësim dhe deri në nxjerrjen e Vendimit Përfundimtar, mund kryhet brenda periudhës kohore nga 2.5 -3 muaj, ashtu siç është e përcaktuar me Ligjin për Shpronësim”.

” Mjetet financiare për kompenzimin e pronave dhe obligimet tjera janë të siguruara dhe paguhen nga KEK-sh.a, ndërsa shuma e shpronësimit dihet pasi të caktohet vlera e pronave nga Zyra për Vlerësimin e Pronës së Paluajtshme/Ministria e Financave”, theksohet më tej në përgjigje.

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?