Mjekët alarmojnë, bëjnë thirrje që të mos dilni jashtë gjatë kësaj pjese të ditës

Temperaturat e larta kanë bërë që të rritet numri i personave të cilët kërkojnë ndihmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare. Sipas Drita Peçani-Gashi, specialiste e Mjekësisë Familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, një numër i madh i pacientëve vijnë si pasojë e temperaturave të larta, shkruan sot Koha Ditore. “Edhe këtë vit numri i […]
Sipas Drita Peçani-Gashi, specialiste e Mjekësisë Familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, një numër i madh i pacientëve vijnë si pasojë e temperaturave të larta, shkruan sot Koha Ditore.
“Edhe këtë vit numri i pacientëve që vijnë të kërkojnë ndihmë në këtë qendër për shkak të rritjes së temperaturave është në ngritje në këtë sezon, veçanërisht në muajt korrik dhe gusht”, ka deklaruar ajo.
Sipas saj, personat më të ndjeshëm ndaj këtyre temperaturave janë fëmijët, të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike, siç janë sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërive apo sëmundjet metabolike.












